E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset Marrëveshja e Hidrokarbureve mes METE-s dhe DWM Petrolium AG

Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, dhe përfaqësuesi i firmës DWM Petroleum AG, nënshkruan dje Marrëveshjen e Hidrokarbureve, e cila konsiston në kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri në blloqet 2 dhe 3. Në fjalën e tij, ministri Ruli tha se “me marrëveshjen e sotme janë parashikuar të realizohen investime gjatë fazës së kërkimit, e cila ndahet në tri periudha kërkimi me një afat maksimal për 7 vjet, që në tërësi do të arrijnë një vlerë investimi minimal prej rreth 25 milionë dollarë".

Afati maksimal i kësaj marrëveshjeje është parashikuar për 25 vjet. Në termat ekonomike të kësaj Marrëveshjeje Hidrokarbure përcaktohen tatimi mbi fitimin, raporti i ndarjes së fitimit midis shtetit dhe kontraktorit dhe zbatimi i ligjit për Rentën Minerare në masën 10 %. Duke analizuar këto terma ekonomike të propozuara dhe negociuara midis palëve në marrëveshje, në total ndarja e fitimit mes shtetit dhe kontraktorit është rreth 60% për shtetin dhe 40% për kontraktonin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›