Biznesi amerikan: Po na gjobisni Berisha: Sentimente personale
TIRANË – “Këtë vit ne presim një defiçit prej 200 milionë eurosh për lëvizjet fiskale që bëmë, por më pas, presim një rigjallërim dhe rikthim të të ardhurave". Kështu ka pohuar sot, Kryeministri Berisha në një takim me biznesmenë shqiptarë dhe të huaj, duke vënë theksin tek tregu i punës dhe ofrimi i investimeve të huaja.
I pyetur nga përfaqësuesja e Dhomës Amerikane të Tregtisë se përse mungon iniciativa e premtuar për tërheqjen e kompanive amerikane në Shqipëri dhe si si do të zgjidhet, çështja më problematike, ajo e gjobave të mëdha, kontrollet e rikontrollet mbi kompanitë, Berisha tha:
"Më duhet të them me keqardhje se realiteti nuk është ai që ju paraqitni, jeni të nxituar. Ka raporte të tjera ndërkombëtare, si UNTADI, që thotë se Shqipëria ka marrë investime më shumë se ç’i takon dhe e rendit atë në vendin e 18-të në botë; ka dhe një sërë institucionesh të tjera, që e rendition Shqipërinë në 20 vendet e para në botë në fushën e mbrotjes së investimeve. Për sentimentet personale ju duhet të jeni të kujdesshëm, se mesazhi që u çon kompanive, është i pabazuar në realitetin shqiptar.
Shqipëria, nga viti 2008 e këtej, ka marrë investime mbi 1 miliardë dollarë çdo vit, që është një e vërtetë lehtësisht e verifikueshme. Shqipëria ka ruajtur në një krizë të thellë europiane dhe botërore, stabilitetin e saj makroekonomik; Shqipëria ka një borxh që në kulmin e krizës nuk lëvizi më shumë, ndërkohë që fqinjëve iu dy apo trefishuan. Ndaj kur nxjerrim një konkluzion, duhet të zhvishemi nga pasionet. Nuk them që Shqipëria është parajsë, por është duke ecur pozitivish.
I pyetur prej përfaqësuesit të njërës prej bankave të huaja në Shqipëri, që i ngriti Kryeministrit, problemin e ekzekutimit të vendimeve ndaj kredimarrësve "të këqinj", Kryeministri shpjegoi se "përmbarimi privat ka arritur një shkallë të lartë zbatimi të vendimit të Gjykatave. Shumë njerëzish dhe unë do u kërkoja bankave të mos bëjnë asnjë negocim me borxhlinjtë e këqinj, por të veprojnë për të marrë koletaralin, sepse negociatat krijojnë precedentin, që kudo bëhet ligj, ndaj duhet të jemi të vendosur bashkarisht për të konsoliduar këtë çështje themelore të ekonomisë.
Së dyti, do të shqyrtohet dhe do të vendoset praktika më e mirë përsa i përket taksimit që ju përmendët, por unë ftoj bankat të kenë kurajon të shpallin "të vdekur" atë që është "e vdekur"; kjo do të ndihmojë të dyja palët. Por unë ju them që bashkarisht do të ulemi për ligjin dhe të zgjedhim standartet më të mira që ekzistojnë".
"Këtë vit ne presim një defiçit prej 200 milionë eurosh për lëvizjet fiskale që bëmë", - tha më tej Berisha,- "por më pas, presim një rigjallërim dhe rikthim të të ardhurave".
"Çdo investitor i huaj, që investon në Shqipëri ka të drejtë të mendojë që investon në një vend me perspektivë të sigurt europiane", - shtoi ai. - "Unë besoj që procesi më i rëndësishëmështë procesi I integrimit europian. Në Shqipëri, pas marrjes së ftesës dhe anëtarësimit në NATO, pavarësisht nga kushtet politike jo të favorshme, investimet e huaja u trefishuan se Shqipëria mori një pashaportë integrimi.
Së shpejti, fillojnë dy projekte shumë të rëndësishme, fillon kaskada e Devollit brenda disa muajve dhe projekti i gazsjellësit transatlantik, projekte që e lartësojnë Shqipërinë”.
Një biznesmen i huaj tha se “jemi të interesuar për biznes akuakulture në rajonin e Vlorës, por në Ministrinë e Bujqësisë na thanë të presim derisa të dalë vendimi. Duam të investojmë edhe në hapësira të mëdha, mbi 100 ha, për arrorë; duam të na ndihmoni, sepse nuk mund t’u drejtohemi privatëve, pasi s’kemi të drejta mbi tokën e tyre”.
Kryeministri u përgjigj: “Së pari, do të kontaktoj me Ministrinë, besoj është fjala për lejen mjedisore; së dyti, në parim ju mund të mirrni mijëra ha për 99 vjet pa vështirësi, sipas ligjit aktual; së treti, qeveria ka nxjerrë vendimin që lejon, jo pyllin, po pyllin shkurre dhe mbjelljen e drurëve frutorë në kullota, në zona të gjelbërta. Ne e mirëpresim shumë interesin tuaj për plantacione arrorrësh. Ministria e Bujqësisë ka një listë tokash që mund të afrojë e njëkohësisht, u kemi dhënë kompetenca shumë të mëdha edhe autoriteteve vendore; ka komuna që kanë dhënë deri në 800 ha. E theksoj, ne e kemi me shumë interes, investimin në këtë fushë”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)