E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri pas lirimit të të atit: Berishas'ma ul kokën as mua as opozitës

TIRANE- Pak orë pas lirimit nga paraburgimi të babait të tij, deputeti socialist Sajmir Tahiri doli në një prononcim për median nga selia PS për të deklaruar se presionet dhe shantazhet e kryeministrit nuk do t’ia ulin kokën.

“Nuk habitem pse hetimi 3 mujor, u katandis në dy dëshmi, të dy personave që mbroheshin nga Mirash Martini avokati i Agron Kuliçit në gjyqin e tij kundër meje. Akuza për kontrabandë ilaçesh me 10 mijë euro u katandis në 90 mijë lekë. Im atë një burrë 63 vjeçar nga trafikant kontrabandist ilaçesh u lirua nga gjykata.  Kjo që po përpiqet të bëjë Berisha dhe pushteti i tij mafioz me mua, familje time, me deputetë të opozitës më bën më të fortë e përkushtuar për të kërkuar me forcë drejtësi e barazi para ligjit. I vendosur të qëndroj pranë familjes time duke kërkuar hetim të plotë, siguroj Sali Berishën se unë as kolegët e mi nuk përkulemi”- tha Tahiri.

(Foto: Bashkim Tahiri, sot ne gjykate)
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›