E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjykimet e tej-zgjatura dhe vendimet që nuk zbatohen, e dëmtojnë cilësinë e drejtësisë”

28-03-2013 / Gazeta 55

OSBE paraqet konstatime dhe rekomandime për përmirësimin e gjyqeve civile
 
OSBE ka prezantuar raportin “Drejt Drejtësisë” që është në thelb një analizë mbi procesin civil të drejtësisë shqiptare.
Në fjalë ne tij kreu i Prezencës së OSBE-së Eugen Wollfarth është shprehur se ky raport rekomandon masa që ky sistem të rrisë eficencën dhe transparencën. 
“Ky raport vlerëson përputhshmërinë e drejtësisë shqiptare civile me ato ndërkombëtare. Ai rekomandon masa për të rritur eficencën, transparencën dhe mundësinë e eksesit. Si i tillë përbën një kontribut për këtë sistem, kjo është një ndihmë e OSBE për hapat që mund të ndërmerren në të ardhmen”, tha ai. 
Sipas ambasadorit të OSBE, “Çdo shoqëri, apo qytetar meriton një drejtësi që funksionon mirë, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe garantohet drejtësia në kohën e duhur. Në funksionimin e gjyqësorit kemi vërejtur përparime reale”, tha Ëollfarth ndërsa nënvizoi se “Raporti thotë se ka ende vend për përmirësim deri sa të përmbushen plotësisht standardet ndërkombëtare”. 
“Bazuar në monitorimet e 140 seancave tregohet se si mund të rritet eficenca, në gjysmën e këtyre seancave nuk u zgjidh asgjë, synojmë të ulim numrin e çështjeve joefektive”, tha ai më tej.
Ndërsa në fjalën e tij, ministri i drejtësisë Eduad Halimi e vlerësoi këtë raport si të rëndësishëm për sistemin. 
“Një raport i cili përmbledh një sërë problematikash. Ky raport shumë i rëndësishëm i kryer nga ekspertë është paraqitur edhe te Ministria e Drejtësisë gjatë tryezave që kemi kryer për reformën në kodin e procedurës civile, pjesë shumë të rëndësishme të këtij kodi janë marrë parasysh dhe do trajtohen edhe në komisionin e ligjeve”, tha ai. 
Ky, sipas tij, është një studim serioz mbi gjendjen e sistemit dhe i vlefshëm. 
“I vlefshëm pasi evidenton problematikat e gjyqtarëve dhe publikut, na vjen në ndihmë për problematikën ku ndodhet sistemi. Jep propozime konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ne të gatshëm ti analizojmë që sistemi të jetë më eficent. Ndër të tjera përforcon bashkëpunimin mes Ministrisë së Drejtësisë, qeverisë dhe OSBE në përgatitjen e reformave që kanë rezultuar edhe si revolucion”, tha Halimi më tej. 
Ai shtoi më tej se, “Mosmarrëveshjet civile janë shumë komplekse, sidomos problemet me pronat, një nga çështjet që është në vëmendjen tonë. Më vjen mirë që në rrugën drejt drejtësisë jemi bashkë”, shtoi ai.
Ndërkohë ministri Halimi vuri në dukje se, “Gjykimet e tejzgjatura dhe vendimet që nuk zbatohen, e dëmtojnë cilësinë e drejtësisë. Si reagim ndaj këtij problemi dhe ne përgjigje edhe të kërkesave të qytetarëve, Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë ka ndërmarrë reformën e rishpërndarjes së gjyqtarëve dhe atë të  ndryshimeve e Kodit Civil dhe Kodit të Procedurës Civile”.
Në fund të fjalës së tij, ministri i Drejtësisë Halimi nënvizoi se “rishpërndarja e numrit të gjyqtarëve bazuar në numrin e çështjeve të gjykuara brenda një viti është nisëm e paprecedentë e cila ka kaluar pa asnjë lloj pengese, pa asnjë lloj bllokimi e mirëpritur prej të gjithëve. Në përfundim të rishpërndarjes së gjyqtarëve detyrimisht kohëzgjatjet e çështjeve gjyqësore do të reduktohen”.
Ai garantoi se të gjitha propozimet e dala nga ky Raport, do të analizohen imtësisht dhe do të shërbejnë si baza e punës së ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›