E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Rama te gjeje gjuhen me Meten

Ish-kreu i Grupit parlamentar te Partise Socialiste, Ben Blushi, eshte shprehur ne favor te nje zbutje te klimes politike me aleatet, dhe ne vecanti me Levizjen Socialiste per Integrim te drejtuar nga Ilir Meta. Por, ai ka qene kategorikisht kunder radikalizmit te levizjes politike te Metes, ne drejtim te PS, sic ndodhi ne rastin e thithjes se anetaresise se socialisteve nga komuna e Ndroqit. "Une shoh pak a shume ate qe shohin te gjithe, qe duket sikur konflikti po shkon ne nje pike te pakthyeshme. Do te me vinte keq, sepse ne kemi nje eksperience te hidhur ne vitin 2005", ka paralajmeruar Blushi. Per te, raportet ne vitet e fundit duhet te zbuteshin, pavaresisht se pati nje zbutje nga 3 korriku e ketej, dhe ishin edhe funksionale ne zgjedhjet lokale, ne baze ka pasur konflikte. Ai e ka cilesuar si te teper nje debat te tille per reformen zgjedhore dhe nje radikalizim te tille te marredhenieve, perderisa ende nuk ka perfunduar kjo reforme dhe jane ne proces opsione te ndryshme dhe per pasoje dhe mundesi per arritjen e zbutjes se klimes politike brenda se majtes. "Duket sikur po afrohet ne nje pike pa kthim. Mendoj se nuk duhet te arrijne ne kete pike dhe besoj se nuk kane arritur akoma.
Meta nuk duhet te kishte shkuar kaq larg, nuk eshte normale qe i ben nje shantazh kesaj partie qe ka pasur ne aleance dhe qe deshiron te bej aleance", ka reaguar Blushi. Per te cilin, reforma zgjedhore mund te kete kohe deri ne minuten e fundit per t'u ndryshuar, detaje qe duken sot te parendesishme, por jane me rendesi. Ne te njejten kohe Blushi eshte shprehur se dhe ne PS ka pasur nje thirrje shume normale qe "socialistet te kthehen ne shtepi", thirrje e cila u keqkuptua nga LSI, por qe solli dhe frenimin e kesaj levizjeje per afrimin e ish-socialisteve te partia, nga e cila ishin shkeputur. Duke evidentuar faktin se edhe atehere edhe tani ka me shume rendesi ajo qe bashkon se sa ajo qe ndan. Duke evidentuar faktin se socialistet dhe gjithe e majta duhet te gjeje gjuhen e perbashket per nje aleance para dhe pas zgjedhore, por duhet te gjenden modalitet. Nderkohe qe akoma mbetet ne qendrimin se PS eshte nje lokomotive e se majtes, ndersa LSI nje vagon. Pasi, sipas tij, nuk ka asnje arsye qe PS ta humbe pozicionin lider tek e majta. "Megjithese keto gjera nuk kane me rendesi. Ne jemi per te pare perpara se si mund te vendosim nje makine per zgjedhjet e 2009, nje makine ndryshe", tha Blushi, duke nenvizuar se PS shkon dhe e vetme ne zgjedhje, pavaresisht se nje koalicion i madh ka me mundesi fitoreje. Duke mos mohuar faktin se ai ka raporte te ngushta me Meten.
D.Dedej

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›