Biznesi duhet stimuluar

Shpenzimet e buxhetit dhe vecanerisht ato per investimet publike, jane mekanizmi kryesor permes te cilit qeveria nxit kerkesen per konsum ne treg, qe ne finale ndikon direkt ne rritjen ekonomike.
Dhe nese vitin e kaluar, ashtu sikur qeveria e ka deklaruar ne me shume se nje rast, investimet e larta publike ishin faktori kryesor qe mbrojten deri diku ekonomine nga kriza, duke mos e lene te zhytej ne recesion, kete vit ekonomia nuk mund te mbeshtetet me tek buxheti.
Situata behet edhe me e zymte kur paralelisht me tkurrjen e shpenzimeve te qeverise, te dhenat e tregtise me jashte konfirmojne se edhe konsumi i famlijeve eshte ne renie.
Ndaj ne kete pike shpresa e vetme per rritje ekonomike mbeten investimet private, per te rritur prodhimin vendas dhe eksportet.
Dhe eshte detyra e qeverise per te gjetur zgjidhjet se si do e mbeshtese biznesin privat, pasi mjedisi ne te cilin operon sot biznesi nuk eshte njesoj si ai perpara krizes.