E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 500 familje, gati per te marre lejen e legalizimit

Denisa Xhoga
Mbi 500 familje ne njesine bashkiake numer 11, zona e Laprakes dhe ne njesine numer 2 zona mbi tregun elektrik jane bere gati per te marre lejen e legalizimit, por me pare duhet te kryejne pagesat perkatese. Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Dega Tirane publikon emrat e banoreve te Njesise 2 dhe Njesise 11 te cilet sipas grafikut te pergatitjes se dosjeve duhet te paraqiten prane zyrave postare te njesive bashkiake perkatese diten e enjte e ne vazhdim per te terhequr faturat e pagesave. Po ne pikat postare kryhet dhe pagesa. Pagesat behen ne poste per te shmangur komisionet qe mbajne bankat per te kryer transfertat. Drejtoria njofton te gjithe qytetaret qe vazhdon procesi i pergatitjes se dosjeve edhe per qytetaret e tjere.
Tirana ka 86 mije ndertime pa leje, per mbi 30 mije ndertime procesi ka mbaruar. Agjencia e Legalizimit gjithnje ka theksuar se sa me shpejt te kryhen keto pagesa aq me shpejt merret leja e legalizimit dhe behet hipotekimi i baneses.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›