E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: "Qeveria e re, nje bashkim i bandes se Gerdecit me ate te thesarit te shtetit"

Sulme te forta te socialdemokrateve ndaj qeverise se re te koalicionit mes PD dhe LSI. Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, e konsideron dje ekzekutivin e ri si bashkim te bandes se Gerdecit me ate te thesarit te shtetit. "Shqiptaret pane se si betohej banda e Gerdecit me ate te thesarit te shtetit para Presidentit te Republikes per te vazhduar vjedhjen, mashtrimin dhe poshterimin e shqiptareve. Kujtojme se kjo krushqi ka filluar me mbylljen e dosjes se KESH-it ne 2002 dhe tani kurorezohet me mbylljen e dosjes se Gerdecit", deklaroi permes nje komunikimi me mediat, Gjinushi. Sipas tij, qeveria e re nuk u ngrit per zbardhjen e krimit te Gerdecit, por per mbulimin e tij, duke shkaterruar perfundimisht drejtesine dhe gjyqesorin ne Shqiperi. Ai theksoi se bojkoti i Kuvendit eshte nje levizje e domosdoshme e opozites, e cila kerkon rikthimin e votes se lire, kerkon rikthimin e legjitimitetit te institucioneve, te cilat duhet te ngrihen vetem me zgjedhje te standardeve evropiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›