Rama e Lakrori ne Vlore, debate te forta me bazen
Ne fushaten per zgjedhjet ne Partine Socialiste, kryetari ne detyre Edi Rama po perballet gjithnje e me shume me kritikat e ashpra te anetaresise per humbjen e socialisteve ne zgjedhje dhe mosrespektimin e statutit nga ana e tij. Pas Shkodres, debate me tone te larta ka pasur edhe ne takimin e Vlores, i cili u zhvillua ne frymen e ndjekur ne mbledhjen e asamblese socialiste dhe ne kongres, pa pranine e medias. Gjithcka ka ndodhur kur kryetari ne detyre nuk ka pranuar t'u pergjigjet pyetjeve nga anetare te pranishem, te cilet i kane kerkuar llogari per situaten kaotike ne te cilen eshte futur pas 28 qershorit, Partia Socialiste nen drejtimin e tij. Gjate takimit mesohet se Rama ka sulmuar anetaret e Levizjes per Mendimin ndryshe ne Partine Socialiste, duke u bere dhe presion se do te merren masa per ta, deri ne perjashtim nese do te prishin bojkotin dhe do te futen ne Kuvend. Nje anetar i Partise Socialiste, i pranishem ne debatin me dyer te mbyllura midis dy kandidateve, pikerisht Bashkim Habilaj, ish-kryetar i PS, ish-Prefekt dhe ish-kryetar i Keshillit te qarkut, Vlore, tregoi per televizionin Klan se "vete menyra e organizimit te bllokimit te fjales se lire ne keto salla ishte e pamundur te administrohej. U zhvilluan shume debate, por me shume ky debat degjeneroi ne qendrim agresiv te ish-kryetarit dhe kandidatit per kryetar, pasi ai ushtroi presion, ushtroi masa edukimi. Degjeneroi ne ate qe si te sillemi ne salle dhe jo cfare te kerkojme. Pati shprehje te tilla si "rrugac", fjale fyese", rrefeu zyrtari socialist, Bashkim Habili. Por, ai theksoi se "nuk arriti te marre dot nje pergjigje per pyetjen e bere, pasi u debatuam per menyren se si komunikonin dhe nuk debatuan per ate cfare komunikonin". Nje tjeter socialiste, e pranishme ne perballjen e dy kandidateve ne Vlore, deklaroi se nuk iu lejua qe te flisnin. "Salla pothuajse ishte e gjitha e Bashkise. Ku ka me fjale ofenduese qe kryetari i partise t'i thote nje kryetari partie te lagjes apo te bllokut rrugac, e pamendi 2-3 here. Ai nuk e pranon mendimin ndryshe, e shkaterron PS-ne keshtu", u shpreh ajo.
Kritiket e Rames
Konferenca
Kritiket e Rames
Konferenca