E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi i jep Berishës titullin: Shqiponja e artë

Biznesi i jep kryeministrit Berisha titullin: Shqiponjën e artë, për mbështetjen ndaj këtij sektori edhe në organizimin e panaireve.

Titulli i është dorëzuar shefit të qeverisë nga përfaqësuesi i Klik Ekspo Grup Luan Muhametaj, i cili shoqërohej 20 përfaqësues të rreth 400 kompanive që morën pjesë në panairin e këtij viti.

Pas marrjes së titullit, Berisha u ndal në investimet në këtë fushë. Ai citoi se në qendër të vëmendjes së qeverisë është ngritja e një qendre ndërkombëtare panairesh, për të mundësuar organizimin e aktiviteteve për zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kryeministri Berisha  ka mbajtur sot  një takim me Ministren e Familjes dhe Politikave Sociale të Turqisë, Fatma Sahin, ku ka kërkuar që të shtohen investimet në bujqësi.

Sahin i kushtoi një rëndësi të veçantë Protokollit të nënshkruar në kuadër të Komisionit Ekonomik Shqiptaro-Turk, midis ministrisë që ajo drejton dhe Ministrisë së Ekonomisë, duke theksuar se ai do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›