Fullani: Do vëmë barriera ligjore e do nxisim kreditimin
01/12/2011 Të shtohet kujdesi për vitin 2012. Brenda 3 muajsh, BSH ul normën e lekut deri në 4.75%
Ekonomia shqiptare do të përballet me vështirësi vitin e ardhshëm, që vijnë si rezultat i situatave të paqarta në të gjitha tregjet ndërkombëtare. Prandaj, sipas Bankës Qendrore, kërkohet një kujdes i shtuar gjatë 2012-ës, sidomos sa i përket ruajtjes së parametrave të borxhit publik, por edhe rritjes së kërkesës së brendshme dhe kreditimit të sektorit privat. Pas mbledhjes së radhës së Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori i rizgjedhur me një mandat tjetër 7-vjeçar, Ardian Fullani bëri me dije se norma bazë e interesit të lekut shkon në 4,75%. Kjo është hera e dytë brenda 3 muajsh që ulet me 0.25% norma bazë e interesit për lekun, me qëllim stimulimin e ekonomisë. Ky vendim pritet të reflektohet nga bankat me ulje të interesave për kreditë dhe depozitat në lekë.
Viti 2012
Sipas Guvernatorit të BSH-së viti i ardhshëm kërkon një vëmendje të shtuar, duke adresuar thirrje ndaj qeverisë për ruajtjen e parametrave të borxhit publik. “Gjykojmë se viti i ardhshëm do të kërkojë një kujdes të shtuar. Duhet parë situata ndërkombëtare, e cila nuk është vetëm e paqartë”, - theksoi Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani. Lidhur me ndikimet që situata në tregjet ndërkombëtare mund të ketë në vendin tonë, sipas parashikimeve të institucionit mbikëqyrës financiar, Fullani tha se Banka e Shqipërisë vlerëson të gjithë informacionin që vjen nga institucionet e brendshme dhe nga ato të jashtme. “Ka një përqasje të veçantë që është paksa e çuditshme që vende të ndryshme i tregojnë shumë kujdes sinorit të tyre dhe rezultati është se po krijohet paqartësi në tregjet e huaja. Ajo që duhet është të ruajmë parametrat e borxhit. Natyra stimuluese e politikës fiskale ka ardhur në zbehje pas tremujorit të parë të vitit. Inkurajojmë autoritetet fiskale në marrjen e masave të duhura për garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të borxhit publik”, tha Fullani. Sipas tij, Banka e Shqipërisë do të vijojë të marrë masa, ashtu siç ishte ndryshimi i “Ligjit për bankat”, por edhe masa të tjera për të krijuar barriera përkatëse dhe për t’i dhënë hapësira tregut për zhvillim. Guvernatori Fullani theksoi se treguesit ekonomikë parashikohet të ruajnë trendin pozitiv të rritjes deri në fund të këtij viti, ndërkohë që inflacioni ka shënuar rritje të lehtë, por brenda objektivit të BSH-së. Sipas tij, kreditimi për biznesin është rritur në nivelin 14 për qind.
Ulja e normës së interesit
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore vendosi dje të ulë me 0.25% normën bazë të interesit të monedhës vendase duke e çuar kështu në nivelin 4.75% në kushtet e kontrollit të presioneve inflacioniste. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi se ky vendim do të japë një frymëmarrje të re kreditimit në vend, i cili është nën potencialet e veta për kreditim dhe do të ndikojë në rritjen e konsumit. Ulja me 0.25 për qind e normës bazë të interesit për lekun do të stimulojë ekonominë. “Masa është e duhura dhe do të japë stimulin përkatës për ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit”, - tha ai, duke shtuar se kjo masë është një kontribut i drejtpërdrejtë dhe për nxitjen e kreditimit, si dhe ndihmon qëndrueshmërinë e mëtejshme të ekuilibrave ekonomikë të vendit.