E Diel, 1 Nëntor 2026

Bello: Të forcohen shkëmbimet me vendet që prodhojnë energji

Mungesa e reshjeve në vend po dëmton sistemin energjitik. Ish-Zv.ministri i energjitikës dhe njëkohësisht një prej njohësve më të mirë të këtij sektori Pajtim Bello deklaron se aktualisht niveli i Fierzës është në minimumin e mundshëm dhe ndodhet në kuaotat e 259 metrave mbi nivelin e detit. Sipas Bellos duke qenë se vendi ynë është i varur prej prurjeve duhet që të forcoj shkëmbimet me vendet që prodhojnë energji në mënyra të tjera.
Ndërkohë që këshilla që jep Bello për të përmirësuar sistemin e energjitik shqiptar është mosndërhyrja e politikës dhe sidomos të mos realizohen falje të herpashershme të faturave pasi kjo pakëson ata persona që paguajnë rregullisht.
Aktualisht nevojat e vendit më energji elektrike po sigurohen prej importit. Ndërkohë që situata pritet të përmirësohet vetëm pas rifillimit të reshjeve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›