Rritja e çmimit të energjisë, ERE dëgjon argumentet e 3 kompanive
01/12/2011 CEZ propozon rritje të çmimit, ose zgjidhje për borxhet mes KESH-it dhe qeverisë
Tre kompanitë energjetike në Shqipëri KESH, OST dhe “CEZ Shpërndarje” kërkuan rritje të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2012. Por ndërsa kanë bërë zyrtare kërkesat e tyre gjatë një seance dëgjimore organizuar nga ERE, “CEZ Shpërndarje” ka ardhur me një propozim të ri, për zgjidhjen e borxhit që CEZ-i i ka KESH-it, prej 52 milionë euro. “Varianti i parë është një rritje e tarifës për “CEZ-Shpërndarje” me 4.6 për qind nga ajo aktuale, rritje e cila bazohet në llogaritë e studimit që ne kemi bërë. Por ne po propozojmë edhe një variant tjetër. Një rritje me 0 për qind, pra asnjë rritje çmimi, nëse borxhi mes CEZ dhe shtetit, si dhe CEZ dhe KESH-it do të gjejë një zgjidhje përfundimtare ashtu siç pritet nga të gjitha palët”, - tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë çeke, Joseph Hejsek. Kompania KESH kërkoi rritjen e çmimit nga 1.48 lekë në 5.05 lekë dhe OST rritje në 0.73 lekë për kwh nga 0.6 që është aktualisht. Bordi drejtues i ERE-s, pas shqyrtimit të kërkesave për rritje të çmimit të energjisë, do të marrë vendimin final në fillim të Dhjetorit. Enti Rregullator i Energjisë do të bëjë publike tarifat e reja që do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2012.
Kërkesat
Kompania Kërkesa
KESH Nga 1.48 lekë – Në 5.05 lekë
OST Nga 0.6 lekë – Në 0.73 lekë
CEZ Rritja mesatarisht 4.6%