E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni i Shkodrës rrezikohet edhe nga malazezët

Shqetësimin e ka paraqitur përfaqësuesja e shoqatës 'Green Home' në Malin e Zi, Jelena Marojeviç, e ciola ndodhet në Shkodrës në një aktivitet treditor për ruajtjen e liqenit.

Sipas saj, aktiviteti i Kombinatit të Aluminit në kryeqytetin malazez, Podgoricë, me derdhjen e vazhdueshme të kimikateve dhe mbetjeve të ngurta të metaleve që përfundojnë në bregun e liqenit të pjesës malazeze në zonën e Zetes nëpërmjet lumit Moraça, përbën një kërcënim shumë serioz për biodiversitetin e zonës përreth.

Ambientalistët kërkojnë nga qeveritë e të dyja vendeve që të marrin masa për të mbrojtur këtë pasuri natyrore. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-28 11:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›