Basha: Si do te lehtesoj biznesin

Do te hiqen 60 taksa, nga 85 aktuale, do te ulet ndjeshem barra fiskale, do te shkurtohet koha qe duhet per marrjen e nje licence. Keto dhe shume lehtesi te tjera, do te ndermerren nga kandidati i PD-se per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha. Gjate nje takimi me perfaqesuesit e bizneseve dhe me banoret e minibashkise 4, ai deklaroi dje se e bazon platformen e tij per shtimin e vendeve te punes, rritjen e pagave dhe permiresimin e kushteve per qytetaret, tek investimet. Basha beri te ditur se, parashikon ne programin e tij te punesimit, permiresim te infrastruktures dhe klimes se biznesit, lehtesira fiskale dhe thithje te investimeve te huaja. "Do te kete lehtesi fiskale per 4-5 vjet per bizneset qe punesojne mbi 50 punonjes si dhe do te krijohen parqe industriale bazuar mbi Planin e Pergjithshem Rregullues, i cili do te perfundoje brenda 12 muajsh",-tha Basha. Nderkaq, banore te njesise bashkiake numer 4 kane kontestuar investimet elektorale te Edi Rames. Vetem pak minuta pas vizites se Rames ne kete njesi per te inauguruar nje segment te shkurter rrugor, banoret kane shprehur indinjaten per mungesen e investimeve ne brendesi te lagjeve, mungesa qe nuk i gjen as ne fshatrat me te thella ne Shqiperi, sipas banoreve. Ata i shprehen ankesat e tyre kandidatit per kryetar te bashkise, Lulzim Basha, i cili sapo kishte perfunduar takimin me sipermarres ku po shpaloste programin e tij per politikat fiskale. "Kemi kaq vite qe jetojme ne pellgun e ujit ketu, nuk eshte mbajtur asnje premtim. Nuk behet problem se cila parti fiton ne flasim thjesht per publikun, jetojme ne mushkonja, jetojme siper bodrumeve te mbushura me fekale", i tha Bashes nje banore. Kandidati per Kryebashkiak i siguroi qytetaret se problemet e tyre jane prioriteti i tij. "Problemi eshte se taksat paguhen dhe sherbimet nuk jepen. Taksat paguhen dhe na tregohet nje rruge qe eshte e asfaltuar tre here. Kurse ketu ka 20 vjet qe nuk ka vene dore njeri. Une ju them qe keshtu nuk mund te vazhdohet. Ne kesaj menyre te vepruari, apo te mos vepruari duhet t'i japim fund. Ne duhet t'i rikthejme syte nga lagjet tona, nga pragu i shtepive te qytetareve dhe ta fillojme aty", u shpreh Basha. Lulzim Basha shprehu angazhimin dhe vullnetin e tij qe ne 4 vjet te asfaltohet cdo rruge e rrugice e Tiranes. Gjithashtu, Basha premtoi se lagjet e Tiranes do te kene hapesira te gjelbra dhe hapesira argetimi per femijet e te moshuarit.
Punesimi, prioriteti i madh
Kandidati Basha deklaroi dje se "prioriteti yne numer nje mbetet punesimi ne te gjithe kuptimin e fjales. Vende pune, kushte me te mira pune, paga me te larta dhe trajtim me te mire. Qe ta bejme kete ne, duhet qe Tiranen ta kthejme ne nje qytet qe e lakmon biznesi jo ne nje qytet ku biznesi largohet",-tha Basha. Ai tha se do te permiresoje klimen e biznesit duke ulur taksat, duke krijuar mundesi per parqe teknologjike ku jo vetem punohet me nje regjim fiskal te favorshem, por edhe transferohet pervoja e punes edhe tek brezi i ri.
Punesimi, prioriteti i madh
Kandidati Basha deklaroi dje se "prioriteti yne numer nje mbetet punesimi ne te gjithe kuptimin e fjales. Vende pune, kushte me te mira pune, paga me te larta dhe trajtim me te mire. Qe ta bejme kete ne, duhet qe Tiranen ta kthejme ne nje qytet qe e lakmon biznesi jo ne nje qytet ku biznesi largohet",-tha Basha. Ai tha se do te permiresoje klimen e biznesit duke ulur taksat, duke krijuar mundesi per parqe teknologjike ku jo vetem punohet me nje regjim fiskal te favorshem, por edhe transferohet pervoja e punes edhe tek brezi i ri.