E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi i turizmit kërkon uljen e taksaveNga Fitim ZekthiGrupime të ndryshme të biznesit në Shqipëri janë duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë, në mënyrë që efektet e krizës ekonomike të jenë më të zbutura dhe ritmi i ekonomisë në vend të mos ngadalëso

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Biznesi i turizmit kërkon uljen e taksaveNga Fitim Zekthi

Grupime të ndryshme të biznesit në Shqipëri janë duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë, në mënyrë që efektet e krizës ekonomike të jenë më të zbutura dhe ritmi i ekonomisë në vend të mos ngadalësohet më. Veç Konfindustrias dhe fasonistëve apo ndërtuesve, që kanë ngritur shqetësime të përhershme për mungesë likuiditeti, vështirësi në marrjen e kredive, probleme me pagat e referencës, dje biznesi i turizmit ka kërkuar edhe ai ndërhyrjen e qeverisë. Ata kryesisht kërkuan që qeveria të mos lejojë taksa të larta lokale, pasi, sipas tyre, këto taksa janë aktualisht të larta dhe dëmtojnë seriozisht këtë biznes. Në të vërtetë, sipas tyre, taksat lokale e sidomos ajo e fjetjes është më e larta në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo është e pakuptimtë. Bizneset që merren me turizmin në vend kërkuan edhe rishikim të tatimit mbi vlerën e shtuar për këtë sektor duke e krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, e cila në disa vende është 10% ose dy herë më e ulët se sa ajo që është në Shqipëri. Taksa e fjetjes në Shqipëri është një taksë lokale dhe në Shqipëri ajo varion nga 1% në 5%, por në fakt të gjitha njësitë vendore në vend kanë vendosur nivelin maksimal prej 5%. Biznesi në vend është duke kaluar vështirësi vërtet të mëdha dhe biznesi i turizmit i trembet efekteve të krizës ekonomike, ndonëse pritshmëritë nuk duken negative.

Taksat vendore janë në nivele të larta dhe shoqatat e biznesit të turizmit po përpiqen të ndikojnë qeverinë, por edhe politikën, duke qenë se vendi është në fushatë. Propozimet e tyre deri më tani nuk janë marrë në konsideratë, ndonëse qeveria gjithmonë ka folur për ulje të taksave lokale, siç ka ndodhur përgjithësisht me ato kombëtare. Qeveria shqiptare dy vite më parë hoqi disa prej taksave lokale, të cilat ishin pengesë. Taksa lokale që u hoqën fare ishin ato të kalimit të kufirit, të qëndrimit etj. Turizmi në Shqipëri nga viti në vit ka ardhur duke rritur cilësinë, e kjo ka sjellë edhe rritjen e numrit të pushuesve, por megjithatë turizmi mbetet ende në nivele shumë të dobëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›