E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euroja dhe nafta “turravrap” në Tiranë

Mëngjesin e së enjtes në Tiranë, një euro blihet me 141.10 lekë dhe shitet me 141.50 lekë. Një dollar u ble sot mesatarisht me 96.70 lekë dhe u shit me 97.30 lekë.

Ndërsa paundi britanik blihet me 158.90 dhe shitet me 159.40 lekë. Rritja e euros shkakton rritje zinxhir të çmimeve të tjera në treg, ku sigurisht rritjen e parë e pëson çmimi i karburanteve dhe më pas vijnë ushqimet dhe të gjitha produktet e tjera.

Gjatë ditëve të fundit, qytetarët duhet të shtojnë edhe ca lekë më tepër për të blerë një litër naftë. Në pikat e tregtimit të karburantit sot në Tiranë, 1 litër naftë diezel u shit mesatarisht 176 lekë, euro diezel u shit me 178 lekë, ndërsa 1 litër benzinë 164 lekë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-04-21 10:13
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›