E Diel, 1 Nëntor 2026

E-Farmaci projekti më i ri i ISKSH-së

Për këtë arsye, sot u organizuar konferenca: “Modernizimi i sektorit te shëndetësisë: si të përfitojmë më shumë transparencë prej teknologjive të informacionit”.

“ISKSH po luan një rol kyç në informatizimin e sistemit, si një hallkë mjaft e rëndësishme që do të sjellë më shumë transparencë në të gjitha nivelet e shërbimeve”, u shpreh në fjalën e tij këshilltari i Drejtoreshës së Përgjithshme të ISKSH-së, Naun Sinani. Ai shtoi se skema e sigurimeve bazohej në procedura manuale të cilat shpesh here gjeneronin pasaktësi, vonesa dhe mungese transparence në respektimin e marrëdhënieve kontraktuale.

Disa nga objektivat strategjik të ISKSH-së, janë shtrirja e skemës së mbulimit të popullatës, përmirësimi i metodave të pagesave, lehtësimi i procedurave burokratike, minimizimin e abuzimeve dhe korrupsionit nëpërmjet implementimit të sistemeve informatike të informacionit për monitorimin e aktiviteteve dhe të kontratave, si dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Gjithashtu, janë në proces realizimi një sërë projektesh, si ai i Informatizimit të farmacive i realizuar në vitin 2007, i cili siguroi një menaxhim me të lehtë të volumeve të punës nga kontraktuesit e shërbimeve, projekti  i ngritjes dhe funksionimit të Sistemi i Informacionit Shëndetësor në Kujdesin Parësor, programi i regjistrimit dhe menaxhimit të formularit të Depistimit të popullatës, etj. Gjithashtu, një projekt i rëndësishëm në këtë drejtim, është faza finale, ajo e hedhjes online të recetave nga vetë farmacitë nëpërmjet programit të E-Farmaci.

“Ky projekt mundësoi lidhjen në kohe të shpejtë të rreth 92% të të gjithë shërbimit farmaceutik të kontraktuar në të gjithe vendit duke siguruar në ketë mënyrë informacion në kohe reale dhe të përditësuar në lidhje aktivitetin e Farmacive, me Rimbursimin e medikamenteve të listës duke realizuar në të njëjtën kohe  kontrolle me eficente, shpejtësi në vendimmarrje dhe transparence me të gjere në trasaksionet tona financiare me këta ofrues”, theksoi këshilltari i ISKSH-së. Një tjetër projekt madhor  i ISKSH-së është edhe ndërtimi i funksionimit të sistemit të integruar të informacionit të skemës sociale të sigurimeve shëndetësore. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-04-14 11:39
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›