Biznesi, kunder Rames per taksen e sheshte
Projekti i PS per zbatimin e takses progresive ka hasur ne skepticizmin dhe mosbesimin e biznesit. Ne takimin e zhvilluar dje me kreun e PS-se, Edi Rama, dhe perfaqesues te biznesit te madh ne vend, keta te fundit kane shprehur hapur kundershtine ndaj vendosjes se takes progresive. Hasi jo vetem ne skepticizmin, por edhe ne oponencen e perfaqesuesve te biznesit te madh. Kreu i Dhomes se Tregtise, Nikolin Jaka, biznesmeni Luan Bregasi dhe perfaqesuesi i Dhomes Amerikane te Tregtise, Genc Bogo, jane shprehur mosbesues per aplikimin e takses progresive per biznesin e madh. Ata kane argumentuar se nuk ka nje strategji te qarte nga ana e PS-se, ne lidhje me efektin qe do te kete aplikimi i kesaj takse mbi biznesin e madh. "Secili e ka ndjere mire deri tani taksen e sheshte, por le te provojme me argumente, nese ajo qe ju propozoni eshte me e mire sesa kjo", - u shpreh biznesmeni Bregasi, duke kerkuar me shume analize dhe nje raport akademik nga ana e PS-se ne lidhje me kete takse. Bregasi u shpreh ne fjalen e tij se taksa progresive qe propozon PS-ja duhet te argumentohet ne menyre te qarte dhe te behen diskutime akademike per ndikimin qe do te kete ne ekonomi. "Lidhur me taksen e sheshte, duhet te thellojme kete analize, se ndoshta kjo qe thoni ju, taksa progresive edhe mund te jete, ne nuk e dime, nuk ka nje analize. Sepse kam merak qe kjo, kush fiton me shume duhet te paguaje me shume dhe kush fiton me pak duhet te paguaj me pak, nuk duhet te kuptohet kush eshte i zoti duhet te paguaje me shume dhe kush nuk eshte i zoti duhet te paguaje me pak", - u shpreh Bregasi. Biznesmeni Bregasi ka theksuar se biznesi i madh ka mbi supe ekonomine e gjithe vendit dhe ndaj eshte e nevojshme qe kur behen propozime te kete dhe nje studim te detajuar te ndikimit qe sjellin ato ne ekonomi. "Gjerat qe ju propozoni sot, absolutisht duhet te jene te argumentuara me debate akademike, me ne sipermarresit qe kemi mbi kurriz ekonomine e ketij vendi", - u shpreh dje Luan Bregasi. Vendosja e takses se sheshte dhe nje sere premtimesh te Partise Socialiste kane sjelle dhe reagimin e drejtuesve te kompanive vendase dhe te huaja qe veprojne ne vend. Genc Boga, perfaqesues i Dhomes Amerikane te Tregtise, tha dje ne fjalen gjate takimit me drejtuesit e PS-se se biznesi do qe te shohe ne menyre te qarte ne programin e PS-se se cfare ndryshimesh do te duhet te behen per ta ndihmuar ata. "Administrimi i biznesit dhe taksave ka mbetur gjithmone ajo pjese shume e dobet e politikave te ndryshme qe kemi pare deri me sot. Preferoj qe ne kete tavoline te shoh se cfare mbeshtetje mund te na jepni aktualisht ju duke reaguar sot. Perpiqem qe ta gjej ne programin e partise suaj dhe te shikoj cfare do te propozoni ju qe ne ato raste kur tatimet dhe taksat jane nje kobure ne koken e biznesit, kerkoj te shoh se cfare propozimesh ligjore do te beni", - u shpreh Boga. Ai ka theksuar se ceshtja e zgjedhjeve eshte nje problem i politikes dhe i PS-se, por jo i biznesit. Sipas tij, biznesi kerkon garanci dhe plane korrekte ligjore. "Une perpiqem te shikoj cfare propozimesh konkrete do te beje opozita, si ato qe shohim perdite per luften kunder korrupsionit, per t'i dale biznesit ne mbrojtje. Sepse ne flasim ketu, por me tej nuk shikojme gje. Ceshtja e zgjedhjeve nuk eshte ceshtja jone, eshte ceshtja juaj. Ketu eshte nje forum biznesi dhe vijme ketu si biznesmene", - u shpreh Genc Boga.
Sipermarresit "Ligjet per biznesin te mos ndryshojne vazhdimisht"
Propozimi i ligjit te ri per taksat eshte pare nga sipermarresit si i demshem edhe per shkak te krijimit te ndryshimeve te shpeshta te ligj. Sipermarresja Floreta Luli Faber u shpreh se ligjet e biznesit nuk duhet te ndryshohen ne menyre te vazhdueshme. "Eshte shume e rendesishme qe legjislacioni per biznesin te mos ndryshoje ne menyre te vazhdueshme, ndryshime per te cilat shpesh nuk ka as njoftime. Te vendoset nje afat kohor, brenda te cilit asnje qeveri mos te beje ndryshme, te pakten dy muaj para se te paraqiten. Kerkohet nje zgjidhje urgjente e regjistrimit te prones, ky eshte problem qe te gjithe e dime, por eshte themelore nese duam te rrisim investimet ne kete vend", - u shpreh dje Faber, gjate diskutimeve ne tryezen e thirrur nga Partia Socialiste. Ndersa, kreu i Dhomes se Tregtise, Nikolin Jaka, ka theksuar se, nese duhen bere ndryshime ne sistemin e taksave, ato duhet te behen ne nje konsulte te gjere me biznesin. "Ka mosbesim te administrates ndaj sipermarrjes. Industria e ndertimit eshte ne kolaps. Nje rindertim i marredhenies se ketij sektori me administrimin fiskal eshte i nevojshem. Per nje strategji te qarte te punesimit mund t'i referohemi praktikave gjermane dhe austriake, ku dhomat e tregtise e industrise jane aleate te qeverise dhe orientojne tregun e punes ne varesi te kerkeses dhe ofertes', - u shpreh Jaka.
Argumentet e PS per Taksat
Perfaqesuesit e PS-se, ne takimin e zhvilluar dje me biznesin, Arben Ahmetaj dhe Ilir Beqaj, te cilet jane dhe hartuesit e programit te PS, kane mbrojtur tezen e vendosjes se takses progresive si nje mundesi per te zhvilluar ekonomine. Nderkohe, kreu i PS u shpreh se do te lehtesoje nga ngarkesa aktuale 90% te njerezve te punesuar ne vend. "Lehtesimi i shtreses se mesme eshte nje vlere qe kthehet tek biznesi, permes rritjes se konsumit, pasi sot Shqiperia eshte perballe renies dramatike te konsumit. Qe kur eshte vendosur taksa e sheshte, nuk ka asnje prove qe te tregoje se ajo ka ndihmuar per nje ekonomi te qendrueshme, per nxitjen e investimeve etj.", - u shpreh Rama. Ai ka theksuar ne fjalen e tij se nje ceshtje kryesore eshte dhe ajo e shmangies se korrupsionit, e cila do te kete ndikim te drejtperdrejte ne zhvillimin e bizneseve.