Thaci: Mirenjohje Shqiperise per frymen atdhetare
Ne ceremonine e zbulimit te shtatores se patriotit Isa Boletini ka folur dhe kreu i qeverise se Kosoves, Hashim Thaci. Kryeministri i Kosoves ka vleresuar kontributin qe ka dhene Isa Boletini per Pavaresine e Shqiperise, ndersa ka theksuar se ka dhene dhe ndihma e Shqiperise qe Kosova te mund te fitonte lirine nga Serbia. "Nipat dhe mbesat e Isa Boletinit, Hasan Prishtines, Azem Bejtes, Shaban Polluzhes, Isuf Gervalles, Mehmet Grainces dhe te gjithe patrioteve te kombit nuk u ndalen. E konsoliduan shtetin e Shqiperise, dhe vazhduan perpjekjet per lirine e tyre. Vazhduan perpjekje jo te lehta, njeshekullore per te ardhur perseri tek aneksimi i Kosoves nga Serbia ne vitin 1945, per te vazhduar me perpjekjet e njeriut, te simbolit te rezistences kombetare te shqiptareve ne ish-Jugosllavi, Adem Demaci per liri dhe bashkim kombetar, per te vazhduar me demonstratat e vitit 1968 per Kosoven Republike", - u shpreh dje Thaci. Ai shtoi se duhet t'i jemi mirenjohes gjithmone shtetit shqiptar qe e kultivoi frymen atdhetare ne Kosove, duke derguar mesimdhenes, pedagog, dhe mbeshtetje te gjithanshme per te pergatitur kryengritjen studentore gjithe popullore te vitit 1981 perseri per Kosoven Republike. "Me gjithe brutalitetin serb, rezistenca vazhdoi, per te ardhur ne vitet 1988-89, kur shqiptaret te paret ne rajon i thane "jo" komunizmit edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove, dhe kudo qe jetonin. Shqiperia ne vitin '90-te u clirua nga monizmi, ndersa Kosova vazhdoi te mbetej nen sundimin serb", - u shpreh Thaci. Ai u shpreh se pas 100 vitesh Shqiperia eshte nje shtet vend anetar i NATO-s dhe vazhdon i sigurt rrugen drejt Bashkimit Europian. Ndersa Kosova po realizon aspiratat e saj. "Ketij 100-vjetori i jep kuptim te plote 5-vjetori i pavaresise se Kosoves, i jep kuptim te plote edhe avancimi i te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni, Presheve dhe ne Mal te Zi. Kosova do te vazhdoje te shprehe interesimin legjitim per afirmimin e te drejtave te shqiptareve ne rajon. Kosova do te vazhdoje ne perpjekjet e saj te sigurta per t'u integruar ne NATO dhe Bashkim Europian", - u shpreh Thaci. Ai u shpreh se endrra e shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te Kosoves eshte qe "te jetojne te bashkuar ne familjen e madhe evropiane", ndaj siguroi: "Ne jemi te sigurt ne rrugen tone, se shqiptaret do te jetojne te bashkuar ne familjen e madhe evropiane".