E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi, marrëveshje me Karitasin

Ndihma

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, nënshkroi dje memorandum bashkëpunimi me zotin Albert P. Nikolla, drejtorin e “Karitas Albania”. Bashkëpunimi ka në thelb të tij dimensionin humanitar të sipërmarrjes shqiptare, ndaj shikohet si e një lloji të veçantë dhe me një përgjegjësi të lartë sociale. Sipas Jakës, Dhoma e Tregtisë, merr përsipër të nisë një fushatë sensibilizuese për bizneset anëtare dhe jo të saj që në momente të caktuara kur Karitas të ketë nevojë të jenë afër fizikisht dhe me ndihma konkrete. Nga ana e tij, drejtori i “Karitas Albania”, Nikolla e vlerësoi si një moment të rëndësishëm këtë për shoqatën që ai drejton, pasi sipas tij “e gjithë ndihma e derisotme ka ardhur nga jashtë dhe fakti që për herë të parë biznesi shqiptar merr përsipër këtë hap, është një tregues europian i mënyrës se si funksionon Dhoma e Tregtisë Tiranë”. Ky memorandum ka si qëllim vendosjen e raporteve të bashkëpunimit dhe organizimit të veprimtarive konkrete në drejtim të realizimit të veprimtarive të përbashkëta me qëllim ardhjen në ndihmë të grupeve të popullsisë në nevojë, si dhe kryerjen e veprimtarive humanitare të përbashkëta për rastet e fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive të tjera, për grupe të caktuara të popullsisë apo të bizneseve të caktuara të përfshira në këto fatkeqësi.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›