E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi në mbështetje të Shkodrës. Meta: Ndihma shumë e domosdoshme

Zv.kryeministri Ilir Meta eshte takuar me bizesmenet, per te folur rreth situates, qe shkatuan përmbytjet ne rrethin e Shkodres. Pas nje falënderimi qe ju ka bere te gjitha bizneseve qe kane ofruar ndihmen e tyre, per banoret qe kane pesuar deme si pasoje e përmbytjeve, Meta u shpreh se qeveria eshte e gatshme, dhe do te jete transparente ne vlerësimin e te gjitha demeve qe kane pesuar qytetaret.

"Qeveria sikurse e theksova dhe me perfaqesuesit e biznesit dhe sipermarrjes eshte e vendosur ti perballoje te gjitha detyrimet qe ajo ka ndaj qytetareve shqiptarë të cilët janë të përmbytur nga uji dhe këtë do ta bëj me përgjegjësi dhe transparencë të plotë", tha Ilir Meta, zv.kryeminister.

Deputeti i qarkut te Shkodres, Gjok Uldedaj, u shpreh se ndihma qe do te ofrojne bizneset, eshte mjaft e rendesishme tashme qe niveli i ujit po bie. Kryetari i dhomes, se Tregetise per Tiranen, Nikolin Jakaj, u shpreh se bizneset e kryeqytetit do te jene te gatshme te ndihmojne banoret, nderkohe qe ai nuk ka kursyer falënderimet, per ata qe ju ndodhen prane atyre ne momente te veshtira. Nga ana tjeter bizesmenet jane treguar te gatshem, per te ndihmuar keta banore sipas natyres se biznesit, qe ata zoterojne por krahas atyre dhe me ndihma financiare.

"Më lejoni të falenderoj dhe të përmend disa kompani që kanë kontribuar në zonat e përmbytura. Dua të falenderoj zotin Taci Oil, për kontributin, i cili ka dhënë gatishmërinë e tij për kontributin që do të japë në këto zona, qoftë në karburant qoftë në donacion financiar. Dhe njëherë do doja të falenderoj të gjithë sipërmarrësit që kanë kontribuar si dhe të përsëris thirrjen për të qenë pjesë e solidaritetit dhe kontributit në mënyrë që vëllezërit dhe motrat tona në Shkodër të ndjejnë sa më pak pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore", tha Nikolin Jakaj, kryetar i Dhomes se Tregetise Tirane.

"Të gatshëm, të disponueshëm në gjithcka, me zv. kryeministrin jemi në kontakt dhe cdo kërkesë e tija  nga ana e grupit tonë ka qenë e realizuar. Cdo kërkesë që do na paraqitet do ta vlerësojmë brenda mundësive tona, për të ndihmuar popullsinë në nevojë dhe kolegët tanë në ato zona", u shpreh Rezart Taci, president i kompanise Taci Oil.

Vetem dy dite me pare, bizesmenet nga e gjithe Shqiperia jane takuar me zv.kryeministrin Meta ne Shkoder, per te ofruar ndihmat e tyre.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›