E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Ashton dhe Fule: Formoni shpejt qeverinë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton dhe komisionari për Zgjerim, Stefan Fuele kanë uruar Kosovën për zgjedhjet e 12 dhjetorit, duke përmendur qetësinë dhe rregullin me të cilin u zhvillua shumica e votimit. Ata kanë theksuar se presin të formohet sa më shpejt qeveria e re dhe të zgjidhet presidenti i ri në mënyrë që të mund të fillojnë të punojnë për sfidat që shtrihen përpara Kosovës.

“Zgjedhjet në Kosovë u mbajtën në një mënytrë të qetë dhe të rregullt në shumicën e procesit. Ne presim që të punojmë me lidershipin e ri të Kosovës, që të zgjidhet sa më shpejt kryeministri dhe presidenti I ri të cilët do të angazhohen në sfidat që e presin Kosovën.  Në shpresojmë që dialogu prishtinë –Beograd të nisë sa më shpejt dhe i bëjmë thirrje si prishtinës, ashtu edhe Beogradit të angazhohen seriozisht në këtë proces. Kemi shumë punë para nesh në vitin që vjen, në mënyrë që Kosova të avancojë drejt BE-së", tha Cathrine Ashton, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Ballkanin. Edhe Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-se në Bruksel, do të dalë me konkuluzionet e tij për zgjedhjet e Kosovës.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›