Miratohet projektligji për privatizimin e Albpetrolit
Miratohet projektligji për privatizimin e Albpetrolit vetëm me votat e mazhorancës. Opozita e kundërshtoi miratimin e këtij ligji dhe kërkoi që procesi i privatizimit të shtyhej në kohë në mënyrë që të krijohej një panoramë e qartë për këtë sektor.
Sipas deputetit Eduartd Shalsi në sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës ka mungesë transparence. I ftuar në komisionin e ekonomisë zv.ministri i METE-s Eno Bozdo iu përgjigj pyetjeve të opozitës.
Sipas Bozdos nga 2004-2011 janë investuar rreth 482 milionë dollarë ndërsa prodhimi në vite ka ardhur duke u rritur. Tashmë projektligji pritet të kalojë për miratim në Parlament.