Rritet çmimi i karburantit, ankohen drejtuesit e automjeteve

Nafta arrin cmime rekord në tregun vendas. Gjatë ditës së sotme një litër naftë është shitur me 1940 lekë, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë.
Vetëm brenda 2 ditëve cmimi i naftës është rritur me 70 lekë, e ndikuar kjo edhe nga çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare. Një tjetër efekt në rritjen e çmimit të naftës ka dhënë edhe zhvlerësimi i dollarit, që është monedha me të cilën blihet nafta.
Nga një vëzhgim i bërë në karburantet e Tiranës evidentohet që rritja ka qenë e ndjeshme për drejtuesit e automjeteve. Ata shprehen se çmimi i lartë është i papërballueshëm për xhepin e tyre dhe më i larti në rajon.
Ndërkohë pavarësisht rritjes së cmimit të naftës dhe benzinës, qytetarët vazhdojnë të përdorin automjetet e tyre. Ata shprehen që makina është bërë një domosdoshmëri për të shkuar në punë apo drejt destinacioneve të tjera përgjatë ditës.