E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH-ja mban të pandryshuar normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të normë bazë të interesit në nivelin 4.5 përqind. Në një konferencë për shtyp guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka theksuar se në mbajtja e pandryshuar e normës bazë të interesit është në në përbushje të objetivit afatmesën për inflacionin.  Sipas tij ulja e normës bazë të interesit gjatë muajit të kaluar ka bërë që të lehtësohet huamarrja e bankave.
 

Gjithashtu sipas Fullanit inflacioni vjetor rezultoi të jetë 1.4 përqind duke pasur një reduktim të lehtë me 0.1 përqind.  Sipas Fullanit është shënuar një rritje e lehtë e çmimeve të konsumit ndërsa ka shtuar se janë ekonomia ka shënuar rritje gjatë e cila mbështetet në sektorin e industrisë dhe të shërbimeve.
 

Gjithashtu kreu i BSH-së ka theksuar se deficiti buxhetor ka qëndruar brenda parametrave të kërkuara ndërsa deficiti tregëtar është ngushtuar gjatë vitit 2011.

Gjatë kësaj analize, gurvenatori Fullani tha se oferta e kredisë ka ngelur e ngurtësuar përgjatë gjysmës së dytë të 2011.  Fullani  shtoi se inflacioni do të mbetet i kontrolluar ndërsa sipas tij pritet që edhe kërkesa e huaj të japë të dhëna pozitive në ekonominë shqiptare.
"Shpejtësia e rrijes së ekonomisë do të përcaktohet nga kërkesa e brendshme, e konsumit dhe investimeve. Ekzistojnë mundësi për rritjen e mëtejshme në të ardhmen" shtoi Fullani.
 

Pavarësisht situatës ekonomike në vendet e botës Fullani tha se pritshmëritë e presioneve inflacioniste të ekonomisë botërore do të jenë në rënie, ndërsa me pozitivitet nga Banka e Shqipërisë shihen kushtet monetare do të jenë të përshtashme për zhvillimin e aktivitetin ekonomikë në vend.
 

Edhe pse në Europë dhe më gjërë bursat tregojnë për rritjen e çmimit të naftës, Banka e Shqipërisë bënë të ditur se është vigjilente dhe në vendmarrje që ka për bazë elementë të tillë si çmimi i naftës. Edhe në këta rast, sipas Fullanit, ka mekanizma të mbajtjes në kontroll të infacionit në çmimin e naftës.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›