MASH zbardh datat e provimeve të maturës
29/02/2012 Provimi i parë më 2 qershor. Testet e detyruara me 25 pyetje, ato me zgjedhje 20 pyetje. Pikët e plota.
Rregullat për pranimet në universitete. Kohëzgjatja e provimeve me zgjedhje vetëm 3 orë
Pranvera Kola
Zbardhen datat për zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore 2012. Ministria e Arsimit ka publikuar gjatë ditës së djeshme udhëzimin me masat për zhvillimin e dy provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje. Më 2 qershor maturantët do ti nënshtrohen provimit të parë të detyruar në lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Dy javë më pas, më 16 qershor, do të zhvillohet provimi i dytë i detyruar në lëndën e matematikës. Sipas përcaktimeve të bëra nga Ministria e Arsimit në udhëzimin përkatës, për të dyja këto testime maturantët do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për plotësimin e tyre. Provimet me zgjedhje për dy apo tri lëndët që maturantët do të listojnë në formularin A-1 si preferenca do të zhvillohen më 30 qershor dhe për plotësimin e pyetjeve maturantët do të kenë në dispozicion vetëm tri orë kohë.
Pyetjet e testit
Testi për secilin nga provimet e detyruara do të ketë 25 pyetje: 13 pyetje do të plotësohen me përgjigje alternativë, ndërsa 12 prej tyre me zhvillim. Secila prej pyetjeve me alternativë do të vlerësohet 1 pikë, ndërsa për pyetjet me zhvillim maturantët do të grumbullojnë gjithsej 37 pikë. Për të marrë vlerësimin maksimal maturanti duhet të grumbullojë 50 pikë nga testi. Ndërsa testet e provimeve me zgjedhje do të kenë 20 pyetje, të ndara në mënyrë të barabartë në pyetje me përgjigje alternative dhe me zhvillim. Për të marrë vlerësimin maksimal maturanti duhet të grumbullojë 40 pikë. Lidhur me masat për mbarëvajtjen e procesit të provimeve udhëzimi specifikon që brenda datës 24 maj të gjitha drejtoritë arsimore në vend duhet të dërgojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve emrat e të gjithë maturantëve mbetës në përfundim të vitit për tu hequr nga lista e provimeve të maturës shtetërore. Konsultimet për provimet
Regjistrimi për provimet me zgjedhje do të bëhet pranë shkollave të mesme nëpërmjet plotësimit të formularit A-1 dhe A-1Z. Deri ditët e zhvillimit të provimeve mësuesit e të gjitha shkollave janë urdhëruar që të zhvillojnë konsultime me nxënësit. Në shkresën e dërguar nga Ministria e Arsimit është përcaktuar që drejtoritë e çdo shkolle duhet të afishojnë në këndin “Matura shtetërore” grafikun e konsultimeve për secilën nga lëndët e provimeve të detyruara dhe lëndët e provimeve me zgjedhje së bashku me emrin e mësuesit që do ti zhvillojë. Konsultimet për lëndët e provimeve të detyruara do të zhvillohen në bazë klase, ndërsa lëndët me zgjedhje mbi bazën e grupit të formuar nga drejtoria e shkollës, duke marrë për bazë të dhënat e plotësuara nga vetë nxënësit në formularët A-1. Sipas këtij urdhri, përpara përfundimit të shkollës me secilën klasë do të zhvillohen dy orë konsultim në jave: një në letërsi dhe një në matematikë. Këto orë do ti shtohen ngarkesës mësimore të mësuesve e, si të tilla, do të mbështeten me pagesën përkatëse financiare.
Zgjedhja e lëndëve
Specialistët këshillojnë maturantët që të kenë kujdes në caktimin e dy apo tri lëndëve për provimet me zgjedhje, në mënyrë që të mos penalizohen me përjashtim nga kuotat e pranimeve në universitete për shkak të rezultateve më të ulëta. Që kjo të mos ndodhë, maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që gjatë plotësimit të formularit A-1 (në të cilin listohen dy apo tri lëndët me zgjedhje të provimit së bashku me të dhënat personale identifikuese të maturantit). Për këtë specialistët pohojnë se përzgjedhja e lëndëve të ngjashme me profilin e shkollës i ndihmon më shumë kandidatët që të sigurojnë një të drejtë studimi. Kjo pasi edhe koeficientet që do të përfshihen në procesin e llogaritjes së rezultatit final do të ishin më të lartë. Megjithatë, para caktimit të lëndëve krahas koeficienteve maturantët duhet të sqarohen edhe me kreditet e secilës lëndë, që të grumbullojnë sasinë e duhur për të mos u analizuar më pas me përjashtim nga gara.