E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi në rënie, tatimi i fitimit dhe ai i biznesit të vogël sjellin më pak para se vjetNga TemaNë nëntë muajt e parë të këtij viti disa prej të dhënave bazë mbi ecurinë ekonomike të vendit tregojnë për një ngadalësim të jashtëzakonshëm krahasuar me

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Biznesi në rënie, tatimi i fitimit dhe ai i biznesit të vogël sjellin më pak para se vjetNga Tema

Në nëntë muajt e parë të këtij viti disa prej të dhënave bazë mbi ecurinë ekonomike të vendit tregojnë për një ngadalësim të jashtëzakonshëm krahasuar me vitin e kaluar. Kështu, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë 5,2 pikë përqindjeje më të ulëta se sa ishin vjet në nëntë muajt e parë të vitit. Kjo tregon qartë për rënien e shitjeve dhe për rënien e fitimit të biznesit. Administrata e tatimeve nuk mund të ketë qenë më e keqe këtë vit se sa vjet. Tatimi mbi biznesin e vogël ka sjellë në arkën e shtetit në nëntë e parë të vitit rreth 4,8 pikë përqindjeje më pak para dhe kjo është një tjetër dëshmi e rënies së aktivitetit ekonomik të biznesit të vogël. Biznesi i vogël paguan një tatim prej 1,5 përqindësh të xhiros që ai kryen e kjo do të thotë se ai ka kryer xhiro më të vogël këtë vit se sa vjet. Edhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me të ardhurat tregojnë gjithashtu rënien ekonomike të vendit. Gjatë këtyre muajve investimet publike në vend, të kryera nga qeveria shqiptare, kanë qenë më të mëdhatë e kryera ndonjëherë dhe kjo do të duhet të kishte bërë që biznesi të kishte qenë më i fortë dhe të kishte kryer aktivitet më të madh e për pasojë të ardhurat do të duhet të kishin qenë më të mëdha se sa vitin e kaluar. Në fakt efektet e krizës ekonomike kanë qenë shumë të mëdha dhe duket se ato në një farë mënyre janë zbutur nga niveli i lattë i investimeve publike. Tashmë që investimet publike janë ulur ndjeshëm, ekonomia do ta ketë më të vështirë të përballojë efektet e krizës. Gjithashtu investimet publike duke qenë se janë përqendruar në infrastrukturë dhe kryesisht në rrugë të mëdha, e kanë pasur shumë të vështirë të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës. Disa prej kompanive të mëdha që punojnë me paratë publike, nuk i përdorin fitimet në Shqipëri, por i dërgojnë në vendet nga vijnë dhe kjo ka ndikim në ekonomi pasi ato para nuk mund të ndikojnë në rritjen e investimeve apo të kërkesës së brendshme. Instituti i Statistikave bën me dije se aktiviteti tregtar i vendit ka qenë në rënie gjatë gjithë muajve të këtij viti, por më e thekshme kjo ka qenë në tre muajt e parë. Megjithatë edhe në vazhdim treguesit kanë qenë të ulët dhe më të këqinj se sa vjet. Qeveria shqiptare është shumë e etur për të mbledhur sa më shumë të ardhura, por fuqia e bizesit nuk e përballon dot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›