E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronësia në bregdetin e jugut, shpërthen një tjetër konflikt fizikNga Tema Bregdeti i jugut, riviera shqiptare, rrezikon të kthehet shumë shpejt në një arenë masive përplasjesh të dhunshme për çështjet e pronësisë. Pasi Kakomeja ishte sinja

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Pronësia në bregdetin e jugut, shpërthen një tjetër konflikt fizikNga Tema

Bregdeti i jugut, riviera shqiptare, rrezikon të kthehet shumë shpejt në një arenë masive përplasjesh të dhunshme për çështjet e pronësisë. Pasi Kakomeja ishte sinjali i parë i kësaj situate të nderë, së fundmi po shpërthejnë të tjera konflikte që në qendër kanë ndarjen abuzive të pronave.

Disa ditë pas skandalit me pronat në Orikum, duket se njerëzit pranë kryeministrit Berisha janë përfshirë edhe në një skandal tjetër.

Banorë të Borshit kanë akuzuar këshilltarin e kryeministrit Berisha, Glori Husi, se po u grabit në mënyrë të paligjshme pronat. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 6 hektarësh, të cilën 15 familje thonë se e kanë përfituar në vitin 1994, në bazë të Ligjit 7501. Prona ndodhet në fshatin Qazim Pali (pjesa e poshtme e Borshit), të cilin 15 familjet thonë se ua ka rrethuar Glori Husi. Për këtë arsye prej disa ditësh ata kanë protestuar për këtë gjë, madje janë konfrontuar edhe fizikisht me ata që pretendojnë se janë banorë të vjetër të tokës. Është dashur ndërhyrja e Policisë së Sarandës që të qetësojë gjakrat, ndërkohë që 15 familjet thonë se do të vazhdojnë protestat e tyre. Këta të fundit shprehen se këshilltari i kryeministrit Berisha, Glori Husi, pretendon se një pjesë e tokës në fjalë është e familjes së tij. Për këtë arsye, ai, së bashku me disa persona të tjerë, që pretendojnë se janë pronarët e vjetër të tokës, kërkojnë që ta rrethojnë atë, veprim ky që është kundërshtuar fort nga ana e përfaqësuesve të 15 familjarëve, të cilët e zotërojnë tokën në bazë të Ligjit 7501. Pushteti lokal nuk ka reaguar për këtë ngjarje, e cila mund të shkaktojë trazira te banorët e Borshit, duke qenë se të dyja palët, si pronarët e rinj të tokës, që e kanë përfituar atë në bazë të Ligjit 7501, ashtu edhe ata që pretendojnë se janë pronarët e vjetër, nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre për të pasur tokën. Rasti është i ngjashëm me atë të Orikumit, ku tashmë është faktuar që në të është i përfshirë edhe Rrahman Selmanllari, miku i ngushtë i Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit. Skandali degjeneroi deri në përdorimin e dhunës nga ana e policisë ndaj qytetarëve që protestonin për pronën.

Gazeta “TemA” pati denoncuar këtë skandal më shumë se një vit përpara.

Këshilltari i Berishës, Glori Husi, zapton ujët në Dhrovjan

Antena brenda familjes

tema.al

21.07.2008

Antena dje ishte në Dhrovjan të Sarandës dhe pati telashe të mëdha. Korrespondenti ynë në Sarandë flet labçe, është biond dhe rrondokop i shkurtër. Shkoi në Dhrovjan për të bërë ca fotografi të shtëpive të vjetra në këtë fshat, nga më të bukurit e jugut të Shqipërisë. Dhe për pak e pësoi. E rrethuan fillimisht ca plaka.

- Nuk të vjen turp? - i thanë. Je dhe këshilltar i kryeministrit. Turp të keni! Na mori ujin që kishim. S’ka më uji te rrapi. Ke bëri dhe muri pale. Do vijnë djemtë ta shkulin me kazmë.

Korrespondenti ynë u hutua fare dhe filloi t’i sqaronte se kishte shkuar në fshat për të bërë fotografi.

- Lere mo fotografia ti, ti s’na e hedh dot neve. Je dhe i qeverisë. Na bën budallenj ne ti? Ke marr uji te rrapet, e tani vjen na bën dhe foto. Turpi të të vijë!

I ngelur mes plakave të pamëshirshme që e shanin vazhdimisht, korrespondenti ynë kërkoi sqarime. Arriti kryeplaku.

- Si jeni zoti Glori? - tha. - Të njohim ne. Të kemi parë në televizori.

- Nuk jam Glori, - i tha korrespondenti ynë, - po ngjajmë.

- Mos na bë budallai ne, - i tha kryeplaku. - Po bëni një krim me atë uji. Keni bërë beton dynjaja në mes të vendit. Është uji i fshatit ai, nuk merret kështu si e merr ti. E ke rrethuar me betoni. Si s’u vjen zor t’u vijë.

Kaq iu desh plakave dhe iu turrën korrespondentit tonë, të cilit iu desh të hipte në makinë dhe të ikte me vrap.

Duke zbritur poshtë nga Dhrovjani nga rruga e poshtme, papritur iu shfaq përpara Muri i madh Kinez, për të cilin desh e rrahu fshati. Ndali i tronditur. Në anë të rrugës një pus i thellë nga ku dilte uji ishte lidhur me territorin e rrethuar. Sapo ishte ngritur dhe një kabinë elektrike.

E fotografoi dhe nisi të kërkonte rrotull. Një bari nga Krongji, një fshat tjetër aty afër, iu afrua korrespondentit të Antenës.

- Vëlla e keni Glori Husin? - i tha.

- Jo, - i tha korrespondenti ynë. - Se dhe në fshat lart më ngatërruan. Unë jam gazetar.

- E mirë, ç’të them unë. Ja, shihi e shkruaji. Kanë marrë gjithë ujin. Vjen vetë ai këshilltari i Berishës këtu e hedh betoni. Çudi e madhe si nuk ka puna në Tiranë. Është goxha këshilltar.

- Ka qenë këshilltar për NATO-n, - i tha korrespondenti ynë, - tani kemi hyrë në NATO dhe është i lirë, ndaj ka dalë merret me ndonjë punë.

- Ashtu?! - tha i çuditur bariu. - Pse për NATO do vejë ky uji tani?

- Jo për këshilltarin, - i tha korrespondenti, - por më mos e ngatërroni me kryeministrin, se nuk di gjë.

- Sherr i madh do jetë, - tha bariu. - Tërë fshati ka marr inat nga kjo punë. Kiameti ka për t’u bërë. Dhe ky krieministri nuk nxuri mend nga këta njerëz. Vjen në Saranda për të na prerë shirita dhe na pret rrapi këtu këshilltari i tij e na merr uji.

Korrespondenti i Antenës bëri disa foto dhe iku. Sa për sot, po botojmë vetëm fotot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›