Kontrata për ARMO-n është e dështuarNga TemaDeputeti socialist, Erion Braçe tha dje se kontrata për privatizimin e ARMO-s mund të quhet e dështuar. “Deri tani, duke u konsumuar viti i parë kalendarik i paraparë nga Kontrata, nuk ka asnjë dokument p
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kontrata për ARMO-n është e dështuarNga TemaDeputeti socialist, Erion Braçe tha dje se kontrata për privatizimin e ARMO-s mund të quhet e dështuar.
“Deri tani, duke u konsumuar viti i parë kalendarik i paraparë nga Kontrata, nuk ka asnjë dokument publik që të provojë se Ministria e Ekonomisë po bën detyrat e rrjedhura nga kjo Kontratë dhe në përmbushje të saj. Privatizimi i ARMO-s u pa si akti që do t’i jepte zhvillim industrisë së hidrokarbureve në Shqipëri. Për këtë arsye por edhe për të manipuluar thjeshtësisht garën, plan biznesi dhe investimet patën pikë të konsiderueshme në sistemin e vlerësimit të fituesit.
Në Aneksin 2-të Kontratës së shitjes, plan biznesi i detajuar në vite, kap vlerën e 240,5 mln usd. Për vitin e parë të aktivitetit të pronarëve të rinj, ishte parashikuar të investoheshin 46,6 mln usd, të ndara në: “kosto të kapitalizuar”- detajuar në pagesa për staf të kualifikuar, studime për ambientin e për kostot, për leje e licenca; “makineri e pajisje”-detajuar në blerje impiantesh, vënie në punë të TEC-it të Ballsh, riparime impiantesh etj.
A janë kryer këto investime dhe a është zbatuar plani i investimeve shkruar në Kontratë?” tha Braçe.
“Ministria e Ekonomisë ka hyrë në një proces kontrolli të kontratave ku ajo është palë, nisur nga ato koncesionare e mirë bën.
Në rastin e ARMO-s Ministria ka detyrimin ligjor ta bëj këtë çdo vit, Ministria është bashkëpronare në ARMO me 15% të aksioneve dhe duhet të kishte interes të përditshëm për këtë plan investimi, Ministria është përgjegjësja kryesore tani, në këtë moment krize, në këtë kompani me detyrimin për të informuar publikun!
Dua të sjell në vëmendjen tuaj se zbatimi i planit të investimeve është detyrim ligjor, paratë e munguara në investime në ARMO shtojnë gamën e detyrimeve të pronarëve të saj në raport me ligjin, natyrisht i shtohen detyrimeve marramendëse në banka, detyrimeve marramendëse ndaj të tretëve, furniturë me lëndë të parë kryesisht, detyrimeve ndaj punëtorëve të dalë jashtë nga privatizimi e që dhe sot e kësaj dite nuk kanë marrë atë që u takonte me ligj!” vijoi më tej deputeti socialist.
Braçe tha se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të zbatuar vendimin e Kushtetueses që e gjeti antiligjor vendimin e qeverisë për t’i dhënë Taçit monopolin e naftës.
“Që prej datës 24 Korrik 2009, Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues një vendim të Qeverisë së FAMILJES që na qeveris, i cili, vendos gjendjen monopol në tregun e hidrokarbureve.
Deri tani, nuk ka asnjë akt ligjor të Ministrisë së Ekonomisë, dërguar Qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë çast dua ta pyes Ministrin e Ekonomisë: interesat e kujt po mbron dhe shërben? Kë po pasuron dhe në ç’vlerë?” tha deputeti i PS.
Në vend që tu japë përgjigje këtyre pyetjeve, qeveria synon ta trajtojë këtë problem politikisht, tha Braçe.
“Në një relacion të qartë familjar me zyrtarët e Kompanisë, Qeveria e FAMILJES po mundohet ta trajtojë çështjen politikisht, duke detyruar “administratorin e deleguar” të hyjë në debat politik me opozitën!
Është rruga më e gabuar që kanë zgjedhur. Debati me opozitën i një kompanie në krizë nuk e shpëton dot atë, por as qeverinë që ka përgjegjësinë maksimale si bashkëpronare me të. Kjo në publik, në Ministri, në Qeveri po punohet ethshëm për një operacion shpëtimi që i fal kësaj kompanie miliona euro borxh, duke nisur nga një vendim me vlerë 300 mln lekë të reja mbetur peng prej dy mbledhjesh në qeveri për shkak të paligjshmërisë së tij,” u shpreh zyrtari socialist.