Biznesi per aministine Legalizimi i aseteve jo 10 por 5 per qind

Shoqatat e biznesit kanë bërë propozimet e para konkrete për amnistinë fiskale që pritet të ndodhë në javët në vijim. Vetë kreu i Biznesit për Tiranën, tha për mediet se në draft propozimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë janë dhe tarifat që një biznes duhet të paguajë për legalizim asetesh, ose për falje të detyrimeve.
"Ne parashikojmë që të ketë një clirim të ekonomisë lidhur me legalizimin e aseteve, në shifrat 15-20 miliardë euro. Ndërsa lidhur me pjesën tjetër që futet tek aministia ose falja e detyrimeve apo gjobave, ne mendojmë që tarifat që duhet të aplikohen për aministinë fiskale ne mendojmë që të ketë jo më shumë se 5 për qind, ndërsa lidhur me legalizimin e aseteve ne parashikojmë dhe kërkojmë me forcë që kjo shifër aplikimi të jetë jo më shumë se 2-3 për qind", tha Nikolin Jaka, kreu i DHTI-së.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë me dije pas ngjarjeve të 21 Janarit, ka pasur probleme me sigurinë e sipërmarrjeve dhe imazhine vendit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kas mundur të organizojë Ditën e Ekonomisë Shqiptare që do të mbahet në datën 22 mars në Mynih të Gjermanisë.
Florian Papadhimitri