E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH masa per uljen e pagesave te klienteve

Këshillli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka nisur marrjen e masave për uljen e pagesave të klientëve në bankat e nivelit të dytë. Pas ankesave të shumta nga individët dhe bizneset, vjen dhe ndryshimi i parë në Sistemin e pagesave. Në mbledhjen e datës 23 shkurt, Këshilli Mbikëqyrës vendosi ndryshimet në sistemet AECH dhe AIPS.

"Ndryshimi i tarifave të pjesëmarrësve në sistemi AIPS dhe AECH synon të nxisë përdorimin me eficencë të sistemit dhe normalisht duhet të reflektohet dhe në rishkimin e tarifave që bankat ofrojnë për shërbimin e pagesave ndaj klientëve. Nëse një pagesë e urdhëruar nga klienti shlyhet në sistem gjatë seksionit të parë pagesa kushton dy herë më lirë se sa një pagesë e shlyer në sistem në seksionin e tretë", tha Miranda Mehaj, specialiste, departamenti i sistemit të pagesave.

Klientët e bankave në shqipëri kanë ankesa të shumta dhe për pagesat, apo komisionet që detyrohen të paguajnë në sportelet e bankave të nivelit të dytë. Në Shqipëri operojnë 16 banka të nivelit të dytë dhe disa shoqëri kursim krediti.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›