Eagle Mobile Shenojme tre vjet histori suksesi

Z.Ali Taskin
Tirane 11 Mars 2011 NOA 8211 Kompania e telefonise se levizshme Eagle Mobile shenon pervjetorin e trete te saj. Eagle erdhi si nje shprese per ndryshim ne tregun e monopolizuar te telekomunikacioneve ne Shqiperi. Ajo solli sherbime te reja ne nje treg ku mbizoteronin vetem thirrjet zanore dhe SMS-te.
Me hyrjen e kesaj kompanie cmimet shume te larta ne kete sektor u ulen dhe kjo solli avantazhe jo vetem per abonentet e Eagle por edhe per ata te operatoreve te tjere ku cmimet ndryshuan ndjeshem.
Eagle ka investuar 70 milion Euro ne keto tre vjet duke ofruar mundesi punesimi per rreth 1000 profesioniste shqiptare shumica e tyre femra. Me rrjetin e perbere nga 377 stacione baze tani Eagle ka mbulimin me te mire me 912 per qind te territorit dhe 981 per qind te popullsise. Eagle eshte kudo madje edhe ne Valbone Tomor apo tunelin e Kalimashit.
Eagle u prit mire nga te gjithe shqiptaret. Kjo familja ka tani me shume se 870 mije anetare ne te gjithe Shqiperine. Kjo do te thote se kompania ka rritur me 40 per qind numrin e abonenteve ne 12 muajt e fundit. Edhe te ardhurat e Eagle shihet te kene rritje me 18 per qind krahasuar me nje vit me pare.
Ne vitin 2010 te ardhurat e Eagle Mobile krahasuar me te ardhurat totale te tregut jane rritur me 12 per qind. Kompania ofron sherbimin me te mire ne cdo cep te Shqiperise me ane te rrjetit te saj prej 75 dyqanesh. Me Eagle Mobile Shqiperia ka filluar perdorimin e internetit ne telefonat celulare.
Interneti ne celular ishte nje luks dhe nje sherbim krejtesisht i panjohur per konsumatorin shqiptar e vecanerisht per te rinjte. Tani 35 per qind e abonenteve Eagle perdorin internetin cdo dite ne telefonat e tyre SMART dhe perqindja e tyre eshte ne rritje.
Eagle Mobile per here te pare solli sherbime te vleres se shtuar VAS per perdoruesit shqiptare. Tani ne ditelindjen e trete 14 per qind e te ardhurave te kompanise vijne nga sherbimet VAS.
Super Riniring mbetet plani me i mire tarifor dhe me i dashur nga te gjithe ne Shqiperi. Eagle ka dyfishuar numrin e abonenteve me kontrate ne vitin e fundit duke ofruar cmimet me te mira per individet kompanite dhe institucionet. Tani shumica e institucioneve ne Shqiperi jane perdorues te Eagle gje qe eshte nje tregues i mire i besimit te tyre ndaj kompanise sone.
Dyqani Qendor i Eagle ne zonen e ish Bllokut
Me nje koncept krejtesisht te ri reklamash kompania Eagle solli risi edhe ne kete sektor ne Shqiperi. Ajo tregoi se ky vend eshte i bukur dhe i zhvilluar dhe se yje Hollivudi mund te kthehen e te jetojne ketu.
Drejtori i Pergjithshem i Eagle Mobile z. Ali Taskin shprehet se kompania eshte krenare me arritjet ne nje kohe kaq te shkurter. Ne nuk kemi frike nga konkurrenca. Eagle Mobile eshte e hapur ndaj konkurrences se ndershme sepse ishte kjo kompani qe e solli konkurrencen ne sektorin e telekomunikacionit ne Shqiperise.
Shqiponja do te vazhdoje te sjelle cmimet ofertat si dhe teknologjine me te mire. Ne kemi dhe do te vazhdojme te ofrojme sherbimet me te mira. Natyrisht do te vazhdojme me projektet ne kuader te pergjegjesise sociale te kompanise sone. Une falenderoj shume shqiptaret per besimin e tyre perkrahjen dhe ngrohtesine qe kane treguar ndaj Eagle Mobile. Falenderoj koleget e mi ne Eagle qe jane duke punuar shume per te sjelle me te miren per anetaret tane te familjes Eagle eshte shprehur z. Taskin.
Eagle Mobile eshte gati per teknologjine 3G. Teknologjia qe kompania ka instaluar dhe po zbaton qe nga dita e pare eshte nder rrjetet me moderne ne Evrope. Per nje treg me konkurrues licenca e sherbimit 3G duhet te ofrohet per te gjithe operatoret e interesuar ne Shqiperi.
Hyrja e sherbimit Portabiliteti i Numrit te telefonise celulare para se gjithash do ti vije ne ndihme konsumatorit dhe do te rrise konkurrencen. Kjo do te detyroje operatoret per te dhene sherbime oferta dhe cmime me te mira.
Ne presim qe sherbimi te mund te ofrohet sa me shpejt qe te jete e mundur. Me Eagle Mobile cdo abonent mund te komunikoje ne te gjithe Evropen dhe boten me tarifat me te mira roaming. Merrni me vete numrin tuaj Eagle kur udhetoni jashte vendit.
Surprizat po vijne me Eagle qendroni me ne Faleminderit qe jeni pjese e kesaj familjeje