E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnisti konsensuale ekspertet debat ne Studio e Hapur

Ekspertë të ekonomisë mbështësin një amnisti fiskale në vend, por sugjerojnë që ajo të realizohet me konsensus të plotë dhe të mos përdoret politikisht. Këto opinione u shprehën në “Studio e Hapur” nga Adrian Civici, Anastas Angjeli, Sybi Hida dhe Artan Hoxha.

Anastas Angjeli: KY ligj kaq i rëndësishëm financiar dhe me ndikim në biznes, në ekonomi, të kishte një konsensus sa më të gjerë politik.
Artan Hoxha: Që të bëhet amnistia e plotë fiskale kërkohet konsensus i dy forcave politike. Kur dy forca politike japin konsensus çështja është apolitike sepse asnjëra nuk korr avantazh përkundrejt tjetrës. Do të ishte e pakuptimtë politizimi i kësaj çështjeje.
Sybi Hida: Në qoftë se opozita nuk jep konsensus atëherë a mund të merret një aministi fiskale dhe kryeministri tha mos të ndërmarrim një amnisti fiskale, por të falim të gjitha detyrimet që kanë bizneset deri tani. Kjo është një pjesë e aministisë fiskale, nuk është një amnisti fiskale e plotë.
Adrian Civici: Amnistia fiskale duhet shoqëruar edhe me një set të tërë rregullativ- ligjor që të nesërmen të mos fillojnë të përsëriten prapë ato gjëra që na detyruan të bëjmë një amnisti fiskale.

Në “Studio e hapur” u diskutua edhe rritja e çmimeve të produkteve të konsumit masiv. Në panel ju sugjerua qeverisë forcimi i mekanizmave të mbështetjes sociale, por edhe rishikim të prioriteteve nëse rritja e çmimeve do të vazhdojë gjatë. Sipas ekspertëve sektori i bujqësisë duhet të rreshtohet si prioritet.

Artan Hoxha: Mekanizmat e mbështetjes sociale duhen përmirësuar.
Anastas Angjeli: Në qoftë se kriza është afatshkurtër për qeverinë është të marrë sa të jetë e mundur përdorimin e instrumentave të një mbështetje sociale në masa kompensuese në këto rritje çmimi, kurse ajo që është afatgjatë duhet që qeveria të bëjë një riprioritizim të sektorëve
Adrian Civici: Bujqësia duhet të dalë më në plan të parë që t’i përgjigjet kësaj nevoje të re kur ne po hyjmë në këtë dhjetë vjeçar.

Ekspertë të ekonomisë parashikojnë që rritja problematike e çmimeve të zgjasë.

Taulanta Boja

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›