E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektori vidhte taksat, tani në pranga

Në pranga pas një hetimi tremujor, ra shtetasi Ernes Shishmani, 35-vjeç, banues në lagjen 17 të qytetit të juglindjes.

Shtetasi i mësipërm në kundërshtim me ligjin duke abuzuar me detyrën, mblidhte taksa prej të cilave nuk priste biletat e parashikuara në ligj.

Policia bëri me dije se inspektori vidhte një sasi të konsiderueshme të këtyre taksave duke përfituar sasi të mëdha lekësh nga mos arkëtimi i këtyre parave në arkën e Bashkisë, por nuk saktësoi shumën e përfituar.

Ne momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu bllokuan në cilësinë e provës materiale bileta parkimi, mandate arkëtimi si dhe 7.500 lek të reja. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë  për  veprat penale te “Shpërdorimit të detyrës” dhe ”Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. /Start/

                                                                                             2011-10-25 16:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›