Kinë, shkon në mbi 1100 numri i viktimave nga moti i keq
Përkeqësohet më tej bilanci i viktimave si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe të rrëshqitjeve të dheut në Kinë.
Sipas autoriteteve numri i personave që kanë humbur jetën e tejkalon shifrën e 1100 personave. Shumë persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërkohë që balta dhe uji kanë përfshirë shumë qytete të provincës Gansu.
Forcat e shpëtimit po vazhdojnë punën për evakuimin e personave të bllokuar nga uji dhe nga balta. por sipas agjensisë kineze të lajmeve Xinhau, puna e tyre po vështirësohet dhe po bëhet më e ngadaltë për shkak të motit të paqendrueshëm dhe terrenit të pasigurtë të krijuar në disa qytete e fshatra, ku qindra persona kanë nevojë për ndihmën e parë.