E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi qeveria nderpreu reformat

Raporti i Bankes Boterore per menyren e te berit biznes ne bote kritikon Shqiperine per reformat


Reformat per permiresimin e klimes se biznesit ne Shqiperi kane mbetur ne vend qe prej zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Raporti i fundit i Bankes Boterore ne lidhje me politikat qe ndjek cdo vend ne sherbim te zhvillimit te biznesit e rendisin Shqiperine ne vendin e 82 te vendeve me te pershtatshme per te bere biznes ndermjet 183 ekonomive te analizuara. Nje vit me pare renditeshim ne vendin e 81.


Ne raport permenden mangesite ne reformat per procedurat e mbylljes se bizneseve kohezgjatja per kryerjen e eksporteve dhe importeve kostoja fillestare per hapjen e nje biznesi kostoja e regjistrimit te prones kohezgjatja per marrjen e nje leje ndertimi etj.


Nga ana tjeter Banka Boterore vlereson reformat e ndermarra ne lehtesimin e procedurave te pageses se taksave si dhe mbrojtja e investitoreve te huaj. Ne lidhje me kete te fundit Shqiperia renditet e dyta nder vendet e Europes-Juglindore dhe Azise Qendrore.


Per sa i perket taksave duke bere nje renditje te shteteve sipas kohes qe duhet te kalojne neper sportele biznesmenet per ti paguar ato Shqiperia renditet poshte mesatares se vendeve te rajonit.


Pergjate gjithe vitit nje biznesmen duhet te harxhoje rreth 360 ore neper sportele per te shlyer detyrimet ndaj shtetit. Nga ana tjeter Kosova renditet shume me mire se ne duke i harxhuar biznesmeneve te saj gjithsej 163 ore ne vit per te shlyer detyrimet.


Ajo qe bie me shume ne sy ka te beje me nivelin e taksave si dhe kohezgjatja per dhenien e lejeve te ndertimit. Bizneset shqiptare shpenzojne rreth 40 per qind te fitimit te tyre per te paguar taksat nderkohe qe te gjitha vendet e rajonit duket se i rendojne me pak bizneset sipas bankes.


Bizneset maqedonase per shembull paguajne vetem 10.6 per qind te fitimeve te tyre per taksa duke u renditur te paret ne rajon. Po ashtu me tregues te mire paraqiten edhe Kosova me 16.5 per qind Serbia 34 per qind Bosnje-Hercegovina me 23 per qind Mali i Zi 26.6 per qind etj.


Kohezgjatja per marrjen e nje leje ndertimi gjithashtu eshte nje tjeter mangesi e vene ne dukje nga Banka Boterore per Shqiperine. Ne lidhje me kete tregues Shqiperia renditet ne vend tejet te pafavorshem krahasuar me shtetet e tjera te rajonit shume prane fundit te listes.


do biznesi do ti duhej te harxhonte mesatarisht 331 dite per te marre nje leje ndertimi ne Shqiperi nderkohe qe kjo kohe eshte shume me e shkurter ne vende te tjera perreth nesh si Maqedonia dhe Mali i Zi.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›