Këshilla e Metrologjisë: Peshoni bukën para se ta bleni
Qytetarët duhet që të kontrollojnë vetë peshën e bukës, në mënyrë që të shmangin abuzimet pasi buka nuk është një produkt i paketuar.
Pas ankesës së Shoqatës së Prodhuesve të bukës në lidhje me abuzimin me peshën e këtij produkti, Drejtori i Metrologjisë deklaron se janë realizuar një sërë kontrollesh dhe janë vendosur edhe gjoba për ato subjekte që nuk kanë pasur të afishuara çmimet apo nuk kanë pasur peshore ku qytetarët të kontrollojnë peshën.
Vetëm pak ditë më parë Shoqata e prodhuesve të bukës i bëri thirrje Drejtorisë së Metrologjisë dhe Bashkisë të marrin masa për standardizimin e peshës së bukës. Sipas tyre edhe në Shqipëri buka duhet të shitet me kilogram për të frenuar abuzimin që bëhet me peshën.