E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Europian kritika te ashpra samitit te 30 janarit

Kritika të ashpra kanë ardhur nga Parlamenti Europian për samitin europian të 30 janarit. Sipas eurodeputetëve, shtetet anëtare mjaftohen me sanksione për disiplinën fiskale dhe buxhetore, por nuk ndëshkojnë shtetet që kanë papunësi të madhe dhe që nuk marrin masa për punësimin e të të rinjve, të cilëve nuk po ju ofrohen alterna për të ardhmen e tyre. Sipas tyre, shifrat janë shqetësuese , pasi Eurozona njeh një nivel papunësie më të madhe që prej 13 vjetësh. Eurodeputetët kanë kritikuar gjithashtu paaftësinë e shfrytëzimit të fondeve europiane si ato strukturore apo sociale për rritjen e punësimit dhe ndihmën ndaj ndërrmarrjvee të vogla dhe të mesme , si dhe mungesën e reduktimit të taksave për sipërmarrësit, duke venë në pah se ndërrmarrjet europiane paguajnë 8 herë më shumë taksa se ato amerikane. Por edhe vetë marrëveshja e 25 vendeve anëtare për paktin fiksal e arritur në 30 janar për shumë eurodeputetë duhet të kishte ardhur para 10 vjetësh. Ajo është cilësuar si shembull i qëllimeve të mira dhe jo një pakt masash konkrete. Eurodeputetët kanë kërkuar aprovimin sa më të shpejtë në nivelin europian të taksës së transakcionit financiar dhe eurobondeve. Ka patur gjithashtu një kritikë ndaj tendencës së Gjermanisë për tutelën më të fortë mbi Greqinë. Eurodeputetët kanë thënë, se një i sëmurë nuk shërohet duke i folur për vdekje dhe i kanë bërë thirrje Komisionit Europian që të lëshojë paratë e disponueshme në fondet aktuale që të mund tê shfrytêzohen nga Greqia dhe Portugalia. Lidhur me rolin e Gjermanisë ndaj Greqisë ka patur polemika. Presidenti i PE-së, Martin Shulz është detyruar të nxjerrë jashtë një eurodeputetin britanik skeptik, që ka tentuar të vinte një paralel midis rolit drejtues tê Gjermanisë me Gjemaninë naziste.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›