E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi thirrje politikes Kandidatet te na degjojne

Konfliktet me motive politike dhe situate që krijojnë pasiguri duhet të shmangen për të mirën e ekonomisë dhe sipërmarrjeve. Duke parë zhvillimet e ditëve të fundit, kreu i Dhomës së Tregtisë në Tiranë kërkon që të mos dëmtohen bizneset dhe ecuria pozitive e investimeve.

“Thellimi i krizës politike, mungesa e dialogut konstruktiv, mungesa e një debati dhe një konsensusi të parlamentit shqiptar kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë negativisht tek biznesi”- tha Nikolin Jaka, kreu i DHTI-së, Tiranë.

Bizneset dhe qyetarët kërkojnë të dëgjojnë debate mbi vizionet dhe projektet e kandidatëve për zonat ku garojnë, çka realisht vihet re shumë pak.

“Prisja një fushatë ku kandidatët do të shpalosnin idetë për zhvillimin e rajonit të tyre, komunave e bashkive. Prisja një debat profesional mes kandidatëve. Sipërmarrjen shqiptare, sidomos atë të vogël që zë rreth 80 % të biznesit, e shoh me nota pesimiste”- tha Jaka.

Situata e tensionuar politike dhe mungesa e debateve konstruktive vijon prej mëse dy vitesh dhe sipas kreut të Dhomës së Tregtisë Tiranë mesazhet e dërguara nga grupimet e ndryshme të biznesit nuk janë marrë parasysh nga forcat politike.  

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›