E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria shqiptare Fratari marreveshje me italianet

Shumë prej sipërmarrësve që operojnë në Shqipëri do të mund të përfitojnë nga një fond siguri për të ushtruar aktivitetin e tyre. Fidindustria Puglia dhe Konfindustria Shqiptare kanë nënshkruar një marrëveshje për dhënien e sigurisë kolektive të kompanive shqiptare, kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat janë të regjistruara te Konfindustria Shqiptare.

Fidindustria Puglia merr përsipër të ofrojë eksperiencën e saj 30-vjeçare ndërsa Konfindustria Shqiptare do të vërë në dispozicion mjetet e tjera të nevojshme. Marrëveshja u nënshkrua nga Vitopaoli Nitt, president i Fidindustria Puglia dhe Hajredin Fratari president i Konfindustria Shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›