Basha premton marrjen e lejeve të ndërtimit brenda 30 ditësh
19/04/2011 Takimi me Shoqatën e Ndërtuesve. “Plani Urbanistik do të jetë gati në shkurt 2012”
Filozofia e dhënies së lejeve të ndërtimit do të ndryshojë duke u reduktuar deri në 30 ditë. Ky është premtimi i kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” për kryeqytetin, Lulzim Basha, gjatë një takimi me anëtarët e Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë. Ndërsa Avenir Kika kryetar i kësaj shoqate theksoi problematikën me të cilën ndeshen ndërtuesit. Sipas tij, ndërtimi punëson mbi 30 mijë vetë dhe vizioni i një prej kandidatëve kryesorë të kryeqytetit është me interes. Lulzim Basha tha se vizioni i tij për Tiranën është një plan shumë i qartë, me ndërhyrje konkrete dhe buxhet të garantuar. Basha premtoi miratimin e Planit Rregullues të kryeqytetit brenda 12 muajve, në maj 2012. “Në shkurt 2012, dokumenti përfundimtar i politikave dhe Planit Urbanistik të Tiranës do të jetë gati”, - tha Basha. Po brenda kësaj kohe, 80 për qind e lejeve për ndërtim do të jenë online dhe koha për marrjen e lejes nuk do t’i kalojë 30 ditë. Kjo do t’i jepte frymëmarrjen e domosdoshme industrisë së ndërtimit në kryeqytet. Sipas tij, do të ketë një moratorium prej 12 muajsh për mosndryshim destinacioni për punimet ekzistuese. Një fond mbi 1 miliard euro sipas Bashës do t’i dedikohet Tiranës në katër vitet e ardhshme, ku 70 milionë euro janë kontraktuar, 200 milionë euro do të jenë nga të ardhurat katërvjeçare të Bashkisë dhe 770 milionë euro janë kontribut i qeverisë. Basha u deklaroi ndërtuesve se 700 milionë euro “flenë” në objektet e pahipotekuara të Tiranës dhe ai do t’i “zgjojë” ato. Bizneset ndërtuese paraqitën shqetësimet lidhur me fatin e punimeve ekzistuese, për të cilat Basha u premtoi se nuk do të ndryshojë destinacioni për to, qarkullimin e betoniereve në kryeqytet, fatin e lejeve të porsamarra të ndërtimit, termat e referencës për Planin Urbanistik. Basha i siguroi ndërtuesit që çdo shqetësim i tyre do të trajtohet me përparësi nga administrata e tij. “Unë ju shoh si partnerë, jo klientë apo armiq. Armiku ynë i vetëm është mungesa e planifikimit”, - tha Basha. Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për kryeqytetin theksoi se për Unazën e Madhe të Tiranës do të investohen 270 milionë euro, ndërsa do të ketë nënkalime, parkingje dhe punime të tjera të infrastrukturës në nivel të 170 milionë eurove.