E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkofagu i ernobilit ka demtime - pritet konference nderkombetare donatoresh

Sa me shume i afrohesh bllokut numer 4 te reaktoreve te Cernobilit aq me shume zhurme ben aparati mates i rrezatimit. Gjilpera e monitorit qe tregon nivelin e ndotjes zhvendoset dukshem. Rrezatimi ketu eshte 100 here mbi kufirin normal thote specialisti i Greenpeace Heinz Smital. bdquoRrezatimi nuk vjen ketu nga trualli por direkt nga reaktori duke depertuar betonin disa metra te trashe.

Izolimi i ri i centralit berthamor

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndertesa te braktisura ne afersi te ernobilit

Mbulesa prej betoni u ndertua 25 vjet me pare brenda gjashte muajsh mbi bllokun e reaktorit te shperthyer. Me kalimin e viteve vazhdimisht ka qene e nevojshme te izolohen te cara dhe vrima permes te cilave hynin ne reaktor uji i shiut dhe i bores se shkrire. Nje konstruksion tubash celiku i cili u ngrit mes viteve 2004 dhe 2008 mban tre nga kater muret e rrezikuara nga shembja te sarkofagut te vjeter. Julia Marosic nga departamenti per bashkepunim nderkombetar i Cernobilit e vlereson shume konstruksionin mbajtes bdquoKy konstruksion do te stabilizoje edhe 15 vjet te tjera mburojen mbrojtese. Pra kemi edhe 15 vjet siguri dhe pra kohe per te punuar per mbrojtesen e re.

Koha eshte shume e nevojshme pasi punet ne projektin gjigant jane me te veshtira nga sa pritej. Fillimisht sarkofagu i ri i levizshem planifikohej te ishte gati ne vitin 2007. Tanime flitet per vitin 2015. Sipas ekspertit te Greenpeace per mbrojtjen nga rrezatimi Heinz Smital edhe ky afat veshtire se arrihet bdquoNdertimet direkte mbi bllokun e reaktorit nuk jane te mundura pasi rrezatimi atje eshte aq i larte sa nuk mund te punohet. Pra ndertohet larg tij mbi shina. Ky eshte objekti me i madh i levizshem qe eshte ndertuar ndonjehere ne Toke. Kupola 29.000 tone e rende duhet te vendoset me pas mbi reaktor.

Deri sot vazhdojne vetem punet pergatitore per vendin e ndertimit dhe rruget e shinave. Trualli me ndotje shume te madhe duhet larguar ne menyre qe punetoret te mos perballen me rrezik te madh te rrezatimit. bdquoDisa procese kane rezultuar me te veshtira nga sa eshte vleresuar fillimisht. Projekti do te jete me i shtrenjte pasi do te duhet shume me teper kohe thote Smital.

Kontribut i konsiderueshem financiar i BE

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ne Kiev me presidentin Viktor Janukowitsch

Kostot rriten nga viti ne vit. Aktualisht vlera e projektit llogaritet ne 16 miliarde euro. Qe tani bashkesia nderkombetare merr pjese ne mase te konsiderueshme ne financim para se gjithash Bashkimi Evropian. Rreziku qe buron nga reaktori vazhdon te jete shume i madh. Sipas vleresimeve vetem 5 e lendes djegese berthamore eshte cliruar gjate shperthimit.

bdquoKjo do te thote qe 95 jane ende brenda dhe aktualisht duket se kjo mase e ngurte po shperbehet gjithnje e me shume ne pluhur. Kjo do te thote qe kemi nje mase shume te madhe pluhuri radioaktiv i cili ne nje fare menyre duhet transformuar ne mase te lidhur dhe duhet penguar te dale shpjegon Smital.

Ukraina shpreson qe bashkesia nderkombetare e studiesve te angazhohet edhe me tej per zgjidhjen e problemit. Ajo shpreson gjithashtu qe shume vende donatore te ndjekin shembullin e BE-se. Presidenti i Komisionit te BE-se Barroso te henen 18.4. i premtoi presidentit ukrainas Janukovic edhe 110 milione euro. Te marten 19.4. nje numer shtetesh nder ta anetare te BE-se dhe G-8 prezantojne ne nje konference ne Kiev mbeshtetjen e tyre per izolimin e ri te centralit berthamor.

Autor Christina Nagel/Eliana Xhani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›