E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi vendas kërkon ngritjen sa më parë të Gjykatës Administrative

Biznesi vendas vijon të kërkoje me ngulm ngritjen e Gjykates administrative, e cila po mbahet peng nga mungesa e opozitës n ëparlament. Përfaqësues të 34 organizatave të biznesit dhe të shoqërisë civile prej majit të këtij viti po lobojnë në mbështetje të miratimit të ligjit, që do i hapte rrugën Gjykatës Administrative. Paraditen e së martës është zhvilluar edhe takimi përmbyllës i një serie tavolinash diskutimi për këtë çështje.
Richard Wolfe, Drejtor, programi Prag i korporatës së sfidës së mijëvjeçarit “Ky është takimi i fundit i një cikël takimesh të zhvilluara këto 5 javët e fundit në disa qytete të vendit. Mëse 300 përfaqësues të biznesit vendas kanë firmosur për të kaluar sa më parë projektligjin e Gjykatës Administrative në parlament.
Ngritja e Gjykatës Administrative do të jepte zgjidhje në një kohë më të shpejtë problemet që lindin mes biznesit apo individëve në raport shtetin. Sipas zv kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kjo gjykatë duhet ngritur sa më parë dhe për këtë duhet të arrihet dialogu politik.
Puna për hartimin e Projektligjit të Gjykatës Administrative nisi rreth dy vjet më parë me kërkesën e biznesit vendas. Pranverën e këtij viti u intensifikuan më shumë përpjekjet për kalimin e këtij ligji në parlament, por draft ligjor i cili kërkon 84 vota për miratim, nuk mundi të merrte kartonat e duhur pasi opozita braktisi votimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›