E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shpërblime buxhetorëve dhe pensionistëve

Kur kanë mbetur afro dy javë nga festat e fundvitit kryeministri Berisha i ka kërkuar ministrit të Financave Ritvan Bode që, punonjësve të Administratës publike dhe pensionistëve, t’u jepet shpërblim me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në një takim me kreun e financave, përfaqësues të kësaj ministrie si dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore zoti Berisha tha se shpërblimi i fundvitit sado modest qoftë për këto dy kategori, punonjësit e administratës dhe 540 mijë pensionistët në mbarë vendin, do të bëhet pavarësisht krizës globale në ekonomi.
Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti, por, nga ana tjetër, u mor përsipër të shqyrtohen të gjitha mundësitë për realizimin e porosisë së shefit të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›