E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi energjisë, ERE miraton rritjen me vetëm 13 përqind

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar mesditën e së martsë rritjen e çmimit të energjisë elektrike në nivelin 13 përqind. 3 muaj më parë pronarët e OSSH, çekët e CEZ, i kërkuan ERE-s tarifa 23,1 për qind më të larta për energjinë elektrike, por Enti Rregullator pas një analize të detajuar të këtij propozimi, ka vendoosur të pranojë një rritje më të moderuar të çmimit, pasi është e mendimit se niveli i humbjeve në rrejt është 4 përqind më i ulët nga sa pretendon OSSH-ja. ERE ka vendosur të mbajë të pandryshuar fashën e konsumit prej 300 kilovatorësh në muaj. Me tarifat e reja konsumatoret që konsumojnë më pak se ky prag, do të paguajnë 7,7 lekë për kilovat/orë nga 7 që është aktualisht, ndërsa për çdo kilovat/orë mbi nivelin 300 kilovat/orë çmimi shkon në 13,5 lekë. ERE ka miratuar edhe rritjen e çmimit të kërkuar nga Korporata Elektroenergjetike, nga 1,6 lekë aktualisht në 2,03 lekë për kilovat orë, si edhe çmimin e shumicës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit nga 0,5 në 0,6 lekë për kilovat/orë. Enti rregullator ka vendosur uljen e tarifave të energjisë për furrat e bukës nga 8 në 7,6 lekë për kilovat/ore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›