E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza Ruci leter Schulz Daul dhe Fyle Situata aspak optimiste

Kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci i eshte drejtuar me nje leter dy kryetareve te grupeve kryesore parlamentare ne PE Martin Schulz dhe Joseph Daul dhe Komisionerit per Zgjerimin Stefan Fyle. Ne leter Ruci njofton zyrtaret e BE-se per situaten aktuale ne Shqiperi. Qe ne fillim te letres Gramoz Ruci ben me dije se PS eshte e bindur se zgjedhjet e qershorit te 2009 nuk i deformoi kodi zgjedhor por shkelja e kodit zgjedhor duke njehsuar shtetin me pushtetin dhe shkaterrimi i qellimshem i mekanizmave garantues qe percaktuam se bashku me PD. Hetimi i zgjedhjeve ngritja e komisionit hetimor vrasjet e kryekomunarit ne Kukes Remzi Veseli dhe ajo e deputetit Xhindi si dhe cenimet qe i jane bere nga mazhoranca jetes parlamentare jane disa nga ceshtjet per te cilat Ruci i eshte drejtuar Parlamentit Evropian.

Me poshte letra e plote e Gramoz Rucit

Tirane 27 Tetor 2010


I nderuar Mr. Schulz

I nderuar Mr. Daul

I nderuar Mr. Fle
Eksperienca e procesit konsensual qe ndertuam ne zgjedhjet e kaluara persa na takon si PS e si opozite duke vene interesin e vendit interesin e njerezve mbi cdo thirrje te nje tradite konfliktuale ku beme gjithe sa mundem gjithe sa ditem duke i dhene per here te pare ne historine e pluralizmit ketij vendi nje reforme zgjedhore te miratuar me konsensusin me te gjere 9 muaj para zgjedhjeve per fat te keq nuk prodhoi rezultatin e deshiruar mbylljen e kapitullit tragjik te tranzicionit shqiptar me procese zgjedhore te deformuara e te kontestuara.
Ne jemi te bindur se zgjedhjet e qershorit te 2009 nuk i deformoi kodi zgjedhor por shkelja e kodit zgjedhor duke njehsuar shtetin me pushtetin dhe shkaterrimi i qellimshem i mekanizmave garantues qe percaktuam se bashku me PD.



Sh.T.Z. Martin SCHULZ
Kryetar i Grupit te Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian
Bruksel
Sh.T.Z. Joseph DAUL
Kryetar i Grupit te Partise Popullore Europiane ne Parlamentin Europian
Bruksel
Sh.T.Z. tefan FLE
Komisioner per Zgjerimin
Komisioni Europian
Bruksel

Pavaresisht se cdo kod cdo ligj eshte i permiresueshem pavaresisht se ky kod ka nevoje per permiresime ne na duhet ne radhe te pare qe ligjet qe miratojme ti zbatojme.
Qytetaret shqiptare kane nevoje per garancine qe vota e tyre nuk do te deformohet se vullneti i tyre si zgjedhes nuk do te tjetersohet dhe se rezultati i zgjedhjeve do te jete shprehje e zbatimit te ligjit te zgjedhjeve nga fillimi deri ne fund.
Per kete arsye ne duam te vendosim nje gur themeli ne bashkejetesen tone demokratike duke filluar vendosja e ligjshmerise ne procesin zgjedhor permes nje transparence qe do te na tregoje qarte shkallen e zbatueshmerise se ligjit ekzistues te zgjedhjeve ne Shqiperi pikat ku duhet te nderhyjme per permiresime ligjore dhe natyren e shkeljeve te ketij ligji themelor te cilat ne te gjitha rastet e dyshuara per manipulime te qellimshme do ti kalojne organeve te drejtesise.
Opozita nuk kerkon te draftoje apo imponoje nje kod te ri. Opozita nuk pret nuk deshiron dhe nuk kerkon asnje ekskluzivitet ne procesin demokratik. Perkundrazi edhe oferta jone e re per te zgjidhur krizen qe i ka rrenjet tek zgjedhjet e shkuara eshte deshmi e vullnetit tone te palekunder qe te reformojme rregullat e bashkejeteses sone ne kete vend e ta modernizojme vendin duke e afruar me Europen. Por ne nuk mund te jemi dekori i nje demokracie qe nuk funksionon ku ligjet miratohen po nuk zbatohen ku tjeter eshte vendi yne ne letrat e legjislacionit dhe krejt tjeter vendi yne ne realitetin e perditshem te njerezve.
Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe institucioanle burimi i se ciles eshte pikerisht deformimi i procesit zgjedhor te 28 qershorit 2009 nga ka dale nje parlament qe po prek nivele te panjohura me pare te shkeljes se parimeve e normave qe rregullojne funksionimin e tij. Jeta parlamentare eshte cenuar rende per shkak te eleminimit ne menyre te dhunshme te votimit te fshehte edhe kur behet fjale per persona te vecante manipulimit te procesit te votimit ne sallen e Kuvendit mungeses se transparences minimale te procesit legjislativ ne teresi moslejimit te mbikqyrjes financiare dhe ndryshimit ne menyre te njeanshme te rregullave te funksionimit te parlamentit tri here brenda ketij sesioni parlamentar.
Mungesa e funksionimit te jetes parlamentare eshte shoqeruar me kapjen nga ana e qeverise te te gjitha institucioneve te pavarura dhe shembullore me ndeshkimin politik te kandidateve te propozuar nga Presidenti i Republikes per ne institucionet e drejtesise bazuar mbi parimet e te ashtuquajturit ligj te lustrimit packa se te konsideruar antikushtetues nga Komisioni i Venecias te kritikuar ashper nga komunitetit nderkombetar e me pas te hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese e vendit por te zbatuar de facto ne realitet.
Korrupsioni kultura e pandeshkueshmerise dhe krimi i organizuar shfaqen me kercenueshem se asnje here tjeter ne jeten publike per shkak te nje qeverisje qe nuk buron nga vullneti i popullit dhe mosfunksionimit te institucioneve te shtetit te se drejtes. Vetem pak dite me pare eshte vrare ne pragun e shtepise nje kryekomunar i opozites nderkohe qe per vrasjen e nje deputeti te opozites ne prag te fushates se shkuar nuk ka ende asnje rezultat hetimor.
Ne jemi te ndergjegjshem per pergjegjesine tone ne rrugetimin europian te vendit te cilen e njohim dhe e kemi marre persiper qysh ne krye te heres. Per kete arsye kemi bere hapa pas hapash drejt kompromisit. Nuk ka pike dyshimi se qeveria dhe posacerisht kreu i saj kane pergjegjesine kryesore per te nxjerre vendin nga kjo krize qe po e paguajne perdite shqiptaret.
Ne deshirojme te shikojme hapa nga ana e qeverise drejt pikes se daljes nga kriza e rende permes nje kompromisi qe mundeson pershpjetimin e proceseve demokratizueze dhe europianizuese te Shqiperise.
Nuk kerkojme as me shume e as me pak po nje pike kompromisi qe misheron fund dhe krye rezoluten e Parlamentit Europian te dates 8 korrik 2010 ku vecoj shprehimisht kerkese/rekomandimin per arritjen e nje marreveshje baze per ngritjen e nje komisioni parlamentar me qellim hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 2009 me Kryetar dhe shumicen e anetareve te zgjedhur nga opozita dhe me nje mandat per te hetuar materialet zgjedhore sa me shpejt te jete e mundur.
Ne bazen e ketij vullneti dhe ne funksion te zbatimit te kesaj rezolute 35 deputete te PS kane firmosur kerkesen per ta ngritur komisionin parlamentar nje ore e me pare dhe vetem me ngritjen e ketij komisioni parlamentar ne jemi te gatshem te fillojme paralelisht punen per reformen zgjedhore.
Duke ju falenderuar per gjithe sa keni bere deri ketu per Shqiperine e shqiptaret kerkoj ne emer te grupit parlamentar te opozites shqiptare vemendjen tuaj per nje situate aspak optimiste qe pa nje zgjidhje te arsyeshme kompromisi nuk premton asgje te mire per te ardhmen e afert.

Me mirenjohje dhe konsideratat tona me te larta

Me respekt

Gramoz Ruci

Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›