Biznesivleresim pozitiv per licencimin

Biznesi ne Shqiperi tashme ka reduktuar ndjeshme kohen per te marre nje licence pa leje ne Shqiperi. Ky vleresim eshte dhene nga nje vrojtim i kryer nga organizatat jofitimprurese. Keto rezultate u prezantuan sot gjate nje tryeze te rrumbullaket me perfaqesues te komunitetit te biznesit ku moren pjese dhe Zevendesministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes zoti Enno Bozdo si dhe Drejtori per Projektet ne Misionin e USAID-it ne Shqiperi zoti Andrew Maybrook.
Qendra Kombetare e Licencimit e cila varet nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes u hap ne qershor 2009 nga Programi Prag i Korporates se Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine MCCA2 i administruar nga USAID.
Mejbruk gjate fjales se tij ka deklaruar se USAID-i eshte i kenaqur qe feston suksesin e reformave per licensimin e biznesit qe jane ndermarre ne Shqiperi gjate dy viteve te fundit dhe vleresimin pozitiv qe ka marre Qendra Kombetare e Licensimit.
Afatet e zvogeluara kohore per marrjen e licenses nga ana e kerkuesve tarifat e uleta dhe procesi transparent jane perfitime te jashtezakonshme per komunitetin e biznesit ne vend.
Suksesi i modelit te sherbimit me nje ndalese i cili funksionon ne baze te zgjidhjeve te teknologjise se informacionit ka dhene nje kontribut shume te vlefshem ne permiresimin e sherbimeve per bizneset dhe te te gjithe klimes se biznesit ne Shqiperi. Sic vepruam per aplikimet per licencat ne fushen e energjise tha ai ne tani po punojme qe te zgjerojme numrin e kategorive te licencave qe perpunohen permes QKL-se tha Zevendesministri Bozdo.
Ne pese muajt e fundit Qendra ka perpunuar mbi 2000 aplikime dhe kerkesa per sherbimet e saj eshte ne rritje. Studimi evidentoi se bizneset shprehen shume te kenaqur me Qendren per sherbime te drejta transparente dhe te efektshme.