E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC prezanton drejtorin e ri. Iken Oktapodas vjen Blatsios

Breaking Views

Gjigandi grek i telefonise COSMOTE ben te ditur caktimin e zotit Dimitris Blatsios si drejtor ekzekutiv te AMC qe nga 6 dhjetori 2010. Dimitris Blatsios vjen ne AMC nga posti i drejtorit Komercial te GLOBUL kompanise bije te COSMOTE ne Bullgari qe nga marsi 2009 dhe posti i drejtorit te pergjithshem te GERMANOS Telecom ne Rumani qe nga tetori 2006. Me pare Blatsios ka drejtuar Divizionin Nderkombetar te Shitjeve me Pakice te Grupit GERMANOS Poloni Bullgari Rumani Ukraine FYROM dhe Qipro si dhe ka punuar ne shoqeri te tjera nderkombetare.

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Grupit OTE Michael Tsamaz falenderoi zotin Stefanos Oktapodas drejtorin ekzekutiv ne largim te AMC per kontributin e tij jetik ne zhvillimin e AMC gjate ketyre dhjete viteve dhe i uroi suksese ne perpjekjet e tij te ardhshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›