Vodafone Me 3G shkarkimi ne internet shkon ne 14.4 Mbps
Mbas shpalljes zyrtare nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP si fituese e tenderit per teknologjine 3G Vodafone Albania njofton se fillimi i sherbimeve 3G ne kryeqytetin Tirane eshte tashme ceshtje javesh. Haris Broumidis drejtori i pergjithshem Vodafone Albania tha dje se ishte jashtezakonisht i lumtur qe tashme mund te sjelle ne tregun shqiptar teknologjine 3G. Vodafone Albania do te ndertoje nje rrjet krejtesisht te ri 3G dhe planifikon te investoje 70 milione euro ne menyre qe ta shtrije kete rrjet ne cdo cep te Shqiperise gjate 18 muajve te ardhshem. Ne pak jave klientet do te kene mundesine tiu gezohen sherbimeve 3G ne Tirane dhe me tej cdo muaj rrjeti do te shtrihet ne zona te tjera. Me sherbimin 3G shpejtesia e shkarkimit ne internet arrin deri 14.4 Mbps.